Kosova
Kryenegocitorët kanë zhvilluar takime të ndara me Lajçakun
Kryenegocitorët nga Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar takime të ndara me emisarin evropian për dialog, Miroslav Lajçak, përcjell albinfo.ch.
Është ky një nga tentimet e palës evropiane që të organizojë një raund dialogu në nivel të kryenegociatorëve, ndonëse akoma nuk ka konfirmim nëse do të vijë deri tek takimi i përbashkët.
Një zyrtar evropian i informuar lidhur me takimet në fjalë ka thënë se është vështirë të parashihet nëse do të ketë takim të përbashkët dhe se gjithçka do të varet nga atmosfera që do të dominojë gjatë bisedave të ndara.
Besnik Bislimi, kryenegociatori i Kosovës, ka përfunduar tashmë takimin e ndarë më Lajçakun, i cili kishte filluar në orën 9 dhe ka zgjatur gati 2 orë. Një takim të ngjashëm, me pas e ka zhvilluar edhe homologu i Bislimit nga Beogradi, Petar Petkoviq, kryenegociatori serb.
Një ditë më parë, Peter Stano, zëdhënës i Bashkimit Evropian, kishte paralajmëruar se në raundin e radhës do të diskutohen mënyrat si të shkohet tutje me zbatimin e marrëveshjes së arritur në Ohër në mars të vitit 2023, si dhe të gjitha çështjet e tjera, të cilat, sipas Stanos, po ndikojnë në normalizimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Paqartësitë lidhur me mbajtjen e takimit të përbashkët nisën qysh të premten që shkoi, kur kryenegociatori kosovar, Besnik Bislimi, nëpërmjet rrjeteve sociale konfirmoi gatishmërinë e palës kosovare për mbajtjen e takimit trepalësh, por se Serbia e ka refuzuar agjendën e ndërmjetësit.
Se kishte keqkuptime rreth agjendës, këtë e kanë konfirmuar disa burime në Bashkimin Evropian. Por këta zyrtarë shpjeguan se të dyja palët janë përgjegjëse për dështimin eventual të mbajtjes së takimit trepalësh. Gjithnjë sipas këtyre burimeve, të dyja palët u përpoqën të diktojnë agjendën e takimit trepalësh dhe nuk u dakorduan me kërkesat e ndërsjella, teksa kanë injoruar propozimin origjinal të palës evropiane.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli Hetimet zbulojnë se mungesa e masave bazë të sigurisë dhe inspektimeve çoi në një aksident fatal... -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026











