Lajme
Kryeparlamentari kritikon marrëveshjet me Serbinë, presidentja hesht
Qeveria e Kosovës ka hequr dorë nga disa elemente të shtetësisë, në momentin kur ka marrë zotimin për t’i respektuar konkluzionet që kanë dalë nga tri marrëveshjet me palën serbe, të cilat janë arritur fundjavën e kaluar në Bruksel.
Këtë konstatim e ka nxjerrë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, vetëm pak çaste pasi i ka lexuar konkluzionet e ndërmjetësit të BE-së, Robert Cooper.
Në intervistë, Krasniqi ka thënë se pala vendëse nuk është dashur të pranonte që qytetarët e Kosovës të lëvizin nëpër Serbi, pa pasaportat që mbajnë mbishkrimet e Republikës së Kosovës, ashtu sikur që nuk është dashur të pranonte që kufiri mes dy shteteve, të cilësohet si “kufi administrativ”.
Njeriu që e udhëheq Kuvendin, e ka cilësuar të papranueshme edhe marrjen e fotokopjeve të regjistrave civilë në vend të origjinaleve.
Kurse presidentja Atifete Jahjaga e cila i ka marrë edhe zyrtarisht marrëveshjet që Kosova i ka arritur me Serbinë, nuk ka pranuar ta bëjë publik qëndrimin rreth përmbajtjes së tyre.
Për këto çështje kreu i shtetit ka biseduar me Nënpresidentin amerikan Joseph Biden, i cili ka inkurajuar përparime të mëtejme në dialogun me Beogradin.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











