Shkurt.ch
Kryepolici “shpërblen” firmën e vëllait me tenderë
Firma e B., ka qenë e favorizuar për kohë të gjatë nga policia e kantonit, e cila i ka dhënë vazhdimisht tenderë. Që nga viti 2005 vlera e përgjithshme e tenderëve që ka marrë ajo mbërrin në 2.85 milionë franga
Një skandal i ri ka tronditur policinë e kantonit të Bernës. Shefi i policisë së këtij kantoni i ka dhënë vëllait të tij, një specialisti të IT-së tenderë nga lëmi i tij në vlerë prej 2.9 milionë frangash pa iu nënshtruar procedurës së shpalljes publike për konkurrim. Ndërkohë autoritetet e kontrollit financiar nga Berna do të thonë fjalën e tyre nëse direktivat me këtë rast përbëjnë shkelje të ligjit, shkruan gazeta “Der Bund”.
Sipas gazetës, firma e B., ka qenë e favorizuar për kohë të gjatë nga policia e kantonit, e cila i ka dhënë vazhdimisht tenderë. Që nga viti 2005 vlera e përgjithshme e tenderëve që ka marrë ajo mbërrin në 2.85 milionë franga.
Shumica e këtyre vinë nga sektori që drejton vëllai i tij. Firma e B. ka marrë për çdo vit punë të reja në shuma gjashtëshifrore. Shpeshherë është bërë fjalë për shuma që kalojnë 300 mijë frangat ndërsa kulmi është arritur në vitin 2010 me një pagesë prej 521621 frangash.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











