Lajme

Kryeqyteti i Arabisë Saudite Riad, tronditet nga shpërthime në infrastrukturën energjetike

Shpërthime të forta janë regjistruar në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, raportojnë gazetarët e AFP në vend. Që prej fillimit të konfliktit, Arabia Saudite ka qenë shpesh objektiv i sulmeve iraniane me dronë dhe raketa.

Disa nga këto sulme kanë goditur veçanërisht infrastrukturën energjetike dhe zonën diplomatike të kryeqytetit. Aktualisht nuk ka raportime për dëme të mëdha ose viktima, ndërsa autoritetet vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe të vlerësojnë pasojat e mundshme.