Kosova
Kryetarët e parlamenteve nga Ballkani, në Bruksel
Parlamenti Evropian synon të jetë i angazhuar edhe në përgatitjen e samitit të Zagrebit që pritet të zhvillohet në muajin maj të këtij viti, për t’i dhënë atij një dimension parlamentar.
Kryetarët e parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në një samit të përbashkët që po mbahet në Bruksel.
Samiti i kryetarëve të parlamenteve nga vendet e Ballkanit po mbahet në selinë e Parlamentit Evropian, me ftesë të Presidentit David Sasolli. Aty po merr pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Kroacisë në cilësinë e shtetit që ka kryesimin e radhës së BE-së deri në fund të gjysmës së parë të këtij viti.
Qëllimi i këtij samiti është përfshirja e parlamenteve, si i Parlamentit Evropian, ashtu edhe atyre të vendeve të rajonit, në çështjet e zgjerimit dhe marrëdhënieve të përgjithshme të rajonit me Bashkimin Evropian, përcjell albinfo.ch.
Parlamenti Evropian synon të jetë i angazhuar edhe në përgatitjen e Samitit të Zagrebit që pritet të zhvillohet në muajin maj të këtij viti, për t’i dhënë atij një dimension parlamentar.
Prandaj edhe është caktuar deputeti nga Kroacia, Tonino Piculla, si raportues për të përgatitur qëndrimet e Parlamentit Evropian në prag të këtij samiti që synon krijimin e një dinamike të re në procesin e zgjerimit.
Është hera e parë që një takim i tillë zhvillohet dhe seancat janë të mbyllura për opinion.
Nga Kosova, në samit po merr pjesë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Ai ka thënë se në këtë takim do të falënderojë Parlamentin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme, si për liberalizimin e vizave, ashtu edhe për procese të tjera politike, sidomos në dialogun me Serbinë.
Konjufca ka nënvizuar se Parlamenti Evropian mbështet Kosovën si shtet sovran që nga koha kur në këtë drejtim ishte angazhuar raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunacek.
Në fjalimin e tij, Konjufca ka thënë se do të bëjë edhe vlerësimin politik të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare që u zhvilluan në Kosovë më 6 tetor.
“Tendenca e qartë e popullit është për të kërkuar ndryshime politike në vend. Çka është kuptimi i vërtetë i këtyre ndryshmeve. Si do të reflektohen këto ndryshime në skenën politike dhe në qeverisjen e ardhshme në Kosovë sa u përket proceseve të integrimeve evropiane”, janë disa nga pikat nga fjalimi që Konjufca ka thënë se do ta mbajë para kolegëve nga rajoni dhe Parlamenti Evropian.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka thënë po ashtu se vendi është në procesin e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA), por njëherësh është edhe vendi i fundit sa i përket shpejtësisë apo dinamikës së bashkëngjitjes në procesin e integrimeve evropiane.
Pas përfundimit të samitit, kryetarët e parlamenteve të vendeve të rajonit do të kenë një debat me deputetët nga Komisioni për politikë të jashtme i Parlamentit Evropian. Konjufca do të ketë takime edhe bilaterale me disa deputetë të Parlamentit Evropian që janë të angazhuar në rajonin e Ballkanit dhe në raportet me Kosovën.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












