Kosova
Kryetari i Mitrovicës flet për “situatën humanitare” në veri
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka deklaruar se nuk do të lejojë që të zbatohet asnjë plan i Serbisë, i cili do të shkaktonte krizë humanitare në veri.
Bahtiri pohoi se si Komunë e jugut, së bashku me institucionet e Kosovës, do të parandalojnë planin e Serbisë për të krijuar krizë artificiale humanitare në veri të Kosovës, duke boshatisur dyqanet dhe barnatoret nga artikujt elementarë ushqimorë dhe barnat.
“Është plan i Serbisë për të pasur një krizë humanitarë në Kosovë, por kjo nuk ka të bëjë me krizë humanitare pasi që institucionet e Kosovës janë të thirrura për të mos pasur kriza humanitare. Por, në qoftë se ata dëshirojnë të krijojnë një gjë të tillë, ne nuk do të lejojmë që të ndodhë një gjë e tillë, për arsye se organet e qeverisë si dhe komuna e jugut do të jap kontributin që të mos ketë gjëra të tilla, sepse ato janë vetëm politike dhe nuk kanë të bëjnë me kriza humanitare”, theksoi Bahtiri për Telegrafin.
Bahtiri theksoi se do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve pa dallim dhe do t’i përmbush të gjitha kërkesat e qytetarëve në katër komunat e Republikës së Kosovës që janë në veri, në mënyrë që assesi të mos ketë krizë humanitare.
Për planet e Beogradit kishte reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili kishte thënë se nuk do të qëndrojë duarkryq përballë tendencave për destabilizim, përcjell Albinfo.ch.
“Përpjekjet nga akterë të ndryshëm, zyrtarë dhe afaristë serbë në Veri të Mitrovicës të koordinuar me Beogradin zyrtar, për të paraqitur katastrofë humanitare në këtë pjesë të Kosovës janë të papranueshme dhe të dënueshme. Boshatisja e dyqaneve, ku nuk gjenden as artikuj elementarë me prejardhje nga Serbia, është plani që po përgatitet nga njerëz të caktuar në veri, për të cilën Qeveria e Kosovës është e informuar. Në bazë të këtyre informatave, mësohet se pjesë e organizimit të këtij plani janë Radosh Petroviq, Goran Vllashkoviq, Bojan Jakshiq – Cojo, Sllavisha Staniq, Radulle Steviq. Sipas burimeve të mekanizmave të sigurisë së Kosovës, ky organizim do të asistohet me logjistikë dhe forma tjera edhe nga organizata e ashtuquajtur ‘Civilna Zastita’ në veri, e cila udhëhiqet nga Stevo Paviçeviq. Ne nuk do të qëndrojmë duarkryq përballë këtyre tendencave për destabilizim dhe ftojmë kryetarët e komunave në veri dhe qytetarët të mos bien pre e këtyre provokimeve”, kishte deklaruar kryeministri Haradinaj ditë më parë.
Ndërkohë, plani i Beogradit parasheh zbrazjen e të gjitha dyqaneve për të dëshmuar se për shkak të taksës 100 për qind ndaj importit të produkteve serbe furnizimi është pamundësuar.
E-Diaspora
-
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe LAPSH mbetet i përkushtuar që mësimi plotësues të jetë i unifikuar, i qëndrueshëm dhe në shërbim... -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Zvicër
-
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës Pasagjerët do të jenë në gjendje të mbajnë lëngje në bagazhet e tyre të dorës fillimisht... -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026












