Lajme
Zug: Shtetasi kosovar dënohet me dymbëdhjetë vjet burg për tentim vrasje
Gjykata e gjeti të provuar se burri kosovar ka qëlluar një të njohur të tij në Landsgemeindeplatz në Zug në një natë marsi 2024
Gjykata Penale e Zugut shpalli fajtor një burrë 31-vjeçar për tentativë vrasjeje dhe vepra të tjera penale. Ai u dënua me dymbëdhjetë vjet, një muaj dhe pesë ditë burg dhe u urdhërua të largohet nga vendi pas vuajtjes së dënimit, transmeton albinfo.ch.
Gjykata e gjeti të provuar se burri kosovar ka qëlluar një të njohur të tij në Landsgemeindeplatz në Zug në një natë marsi 2024, siç u tha në vendimin e lexuar në gjykatë të mërkurën. Viktima shpëtoi me lëndime në pjesën e sipërme të trupit dhe u dërgua në njësinë e kujdesit intensiv.
Gjykata i konsideroi të besueshme deklaratat e dëshmitarëve që identifikonin të pandehurin si autor të krimit. Së bashku me prova të tilla si të dhënat elektronike të vendndodhjes, doli një “pamje e qartë”, siç deklaroi kryetari i trupit gjykues, shkzan Zuger Zeitung.
Urdhri i dëbimit është i vlefshëm për dymbëdhjetë vjet. Gjykata gjithashtu e shpalli të pandehurin fajtor për shkelje të shumta të ligjeve për armët dhe narkotikët dhe vendosi një gjobë, përcjell lbinfo.ch.
Vendimi mund të apelohet në Gjykatën e Lartë të Zugut.
E-Diaspora
-
Itali
Lea Ypi promovon në Trieste librat e saj të përkthyer në italisht Interesim i madh i publikut italian në bashkëbisedimin me shkrimtaren dhe filozofen shqiptare... -
Sopranoja Alisa shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të operës në Uzbekistan -
Ambasada e Kosovës në Francë apel mërgatës: Zarfet me vota mos i dërgoni në ambasadë -
Hamburg
Hamburg nën tingujt e “Jehonës së Origjinës” nga Flaka Goranci -
Prishtinë
Elbenita Kajtazi për herë të parë në “Rame Lahaj International Opera Festival”
Jeta në Zvicër
-
UBS shkurtoi qindra vende pune në fazën e reduktimit UBS ka shkurtuar disa qindra vende pune në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë, si pjesë... -
Vala e të nxehtit rrit ozonin në nivele të rrezikshme në Zvicrën qendrore -
Qyteti zviceran ku numri 11 shfaqet pothuajse kudo -
SG: Rrëmbimi i raportuar rezultoi i rremë -
Paraburgim për autorin e dyshuar të sulmit në Winterthur












