Shkurt.ch
Kryetari i ri, Burkhalter, mbështetet në punën ekipore
Atë e presin projekte reformuese në planin e brendshëm dhe vendime të rëndësishme në të jashtmin. Ai ka përmendur nevojën për të sqaruar pozicionin lidhur me BE-në
Kryetar i Federatës së Zvicrës në mandatin njëvjeçar që fillon më 1 janar 2014 është zgjedhur ministri i punëve të jashtme, Didier Burkhalter. Ai i ka bërë me dieje të shtunën në një emision në radion SRF synimet që do t`i realizojë gjatë mandatit të tij. Ai ka theksuar se në radhë të parë do të ketë punën ekipore të qeverisë që do të marrë nën drejtim. “Ne do të paraqitemi shpeshherë nga dy e nga tre ministra” ka thënë ai, duke vënë theksin në nevojën për tu parë puna e përbashkët.
Sipas presidentit të ardhshëm Zvicra në vitin që vjen do të jetë arenë e ndryshimeve. Atë e presin projekte reformuese në planin e brendshëm dhe vendime të rëndësishme në të jashtmin. Si shembull ai ka përmendur nevojën për të sqaruar pozicionin lidhur me BE-në. Në këtë drejtim sipas Burkhalterit shtrohet një pyetje me rëndësi: “A mund të vendosë Zvicra edhe më tutje në mënyrë të mëvetësishme apo në vend të saj do të vendosë nje gjykatë e huaj. Është me rëndësi që Zvicra të mund të thotë edhe më tutje po ose jo në mënyrë sovrane”.
Ndërkohë, BE-ja pret që Zvicra t`i zgjidhë çështjet e hapura me BE-në deri në vjeshtën e vitit 2014 që do të thotë brenda mandatit të presidentit të ri, Burkhalter.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












