Lajme
Kryetari i ri i New Yorkut kërkon ta marrë rrogën me Bitcoin
Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së New Yorkut, Eric Adams, planifikon të konvertojë pagën e parë në Bitcoin, pasi ai u zotua të enjten për ta bërë qytetin më mikpritës ndaj kriptovalutave.
Adams njoftoi në një postim në Twitter se do të merrte tri pagat e para në Bitcoin, kur të bëhej kryetar i qytetit.
Adams po i përgjigjej kryebashkiakut të Miamit, Francis Suarez, i cili tha se do të merrte gjithashtu pagën e tij të ardhshme në Bitcoin.
In New York we always go big, so I’m going to take my first THREE paychecks in Bitcoin when I become mayor. NYC is going to be the center of the cryptocurrency industry and other fast-growing, innovative industries! Just wait!
— Eric Adams (@ericadamsfornyc) November 4, 2021
Zëdhënësi i fushatës së Adams, Evan Thies, sqaroi më vonë se kryebashkiaku i zgjedhur do ta konvertonte pagën në Bitcoin, përmes një shkëmbimi. Qytetit i mungon një mekanizëm për të nxjerrë paga në çdo gjë tjetër, përveç dollarëve.
Njoftimi ishte një deklaratë e qartë e mbështetjes politike për kripto, dhe pason vërejtjet që Adams bëri këtë javë, duke treguar se dëshiron të tërheqë më shumë vende pune në kriptovaluta në New York dhe ndoshta të krijojë një monedhë dixhitale për qytetin.
Kriptovaluta ende përballen me pengesa të mëdha si një mjet për pagesat e përditshme, pjesërisht sepse tatohet nga IRS si pronë. Ka gjithashtu pyetje se si një pagë e bazuar në Bitcoin do të lidhej me ligjet federale të punës. Është e paqartë se kush do të kontrollonte “portofolin” dixhital që qyteti do të duhej të përdorte për të paguar Adamsin.
E-Diaspora
-
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” “The Armed Man: A Mass for Peace”, e dedikuar viktimave të luftës në Kosovë, renditet e... -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C. -
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë -
5000 nënshkrime ndalojnë ndërtimin e xhamisë shqiptare në Siebnen
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Iran tek industria ushqimore zvicerane Lufta në Gjirin Persik dhe bllokada e mëvonshme e Straits të Hormuzit nga Irani kanë ndërprerë... -
Shumë njerëz të sëmurë në Zvicër: Viruset e ftohjes, gripi dhe norovirusi qarkullojnë njëkohësisht -
Nikotina në duart e të rinjve: Varësia që fillon herët -
Çmimet e karburantit në Zvicër ende të larta -
Qyteti zviceran në mesin e pesë qyteteve me jetëgjatësinë më të lartë










