Lajme
Kryetarja e Cyrihut kërkon të drejtë vote për të huajt
Sipas Corine Mauch, kryetares së qytetit më të madh të Zvicrës, banorët e Cyrihut që nuk kanë pasaportë zvicerane duhet të fitojnë të drejtën për të bashkëvendosur në nivel komunal
Rreth 45.000 banorë të qytetit të Cyrihut nuk kanë të drejtë të votojnë as të zgjedhin, vetëm për faktin se nuk kanë pasaportë zvicerane. Te banorët në mes 30 dhe 39 vjeçarë bëhet fjalë për çdo të dytin banor që nuk e ka këtë të drejtë. Kjo gjendje e shqetëson kryetaren e Cyrihut, Corine Mauch nga SP. Prandaj, për realizimin e kësaj të drejte, ajo po ushtron presion edhe në nivel kantoni.
Fakti se një numër kaq i madh i njerëzve që banojnë në qytetin që ajo e udhëheq, nuk kanë të drejtë vote, është, sipas kryetares Mauch, diçka që nuk shkon. Këtë e ka thënë në intervistën që i ka dhënë gazetës Tages Anzeiger, të botuar sot.
Për këtë arsye ajo planifikon që së bashku me Këshillin e Qytetit (ekzekutivin) të bëjë një iniciativë qeveritare në Parlamentin e Kantonit, transmeton albinfo.ch. Është hera e parë në histori që Këshilli i Qytetit e shfrytëzon këtë mjet politik. Mauch, e cila udhëheq me Cyrihun prej 10 vitesh, thotë se kolegët e saj në ekzekutivin e qytetit i ka bindur dhe se e ka fituar pajtimin e tyre për këtë iniciativë
Sipas kësaj iniciative, komunat e Kantonit të Cyrihut në të ardhmen duhet të vendosin vetë nëse do të pranojnë të drejtën e votës për të huajt brenda territorit të tyre.
Ndërkaq, për rezultatin pozitiv të kësaj iniciative duket se raportet e forcave janë problematike. Në hapin e parë, në Parlamentin e Kantonit nevojiten 60 nga 180 votat. Partitë: SP, Të Gjelbrit, GLP dhe AL, që kanë sinjalizuar pëlqimin e iniciativës bëjnë së bashku 86 vota, pra pak më pak se gjysmën e votave në parlament, përcjell albinfo.ch.
Pastaj Parlamenti i Kantonit duhet të vendosë nëse iniciativa do të hidhet për t`u votuar nga populli. Dhe për këtë nevojiten 91 vota! Partitë si: EDU dhe SVP janë kundër kësaj ideje ndërsa FDP, CVP dhe EVP, ndonëse nuk janë shprehur, konsiderohet të jenë më të prirura nga kundërshtimi i të drejtës së të huajve për të votuar.
Po ashtu edhe në popull duhet punë këmbëngulëse bindëse për të siguruar një rezultat pozitiv, thekson Mauch. Kjo për faktin se një iniciativë e ngjashme ishte hedhur poshtë bindshëm me votat e popullit para gjashtë vitesh. Megjithatë, kryetarja e Cyrihut mbetet optimiste.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet Emma Dakoli shkruan histori në festivalin më të madh italian për fëmijë... -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Sonte fillon festivali “Tri Net Film Fest”, në Freienstein
Jeta në Zvicër
-
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil Dhjetëra miq, partnerë dhe biznesmenë shqiptarë e zviceranë morën pjesë në inaugurimin zyrave te reja, duke... -
Shtëpitë e të moshuarve në kantonin Aargau po arrijnë kapacitetin maksimal. -
Trenat e natës: Sa të dobishëm janë dhe çfarë mund të ofrojnë? -
Kërkimet më të shpeshta në Google në Zvicër në vitin 2025 -
Punonjësit e Bashkisë së Gjenevës janë në grevë, duke u mobilizuar kundër shkurtimeve buxhetore












