Futboll
Kryeziu: S’kemi frikë as nga Anglia
Mesfushori i Kosovës, Hekuran Kryeziu, ka folur për faqen zyrtare të UEFA-s
Protagonist i radhës në ciklin e intervistave për UEFA ishte mesfushori kreativ i Kosovës dhe anëtari i Zurichut, Hekuran Kryeziu.
Gjatë kësaj interviste Hekurani tregon se Kosova është një vend që jeton me futbollin dhe njerëzit janë të pasionuar pas sportit më të popullarizuar në botë, transmeton faqja zyrtare e FFK-së.
“Njerëzit në Kosovë gjithmonë përcjellin futbollin dhe ligat ndërkombëtare, dhe nëse vendi i tyre luan kundër kombëtareve të mëdha, si për shembull, kundër Anglisë në kualifikimet për Euro 2020, atëherë pa dyshim është ndjenjë e madhe për ta të shohin ekipin e tyre në stadium. Deri tani i kemi pasur tri ndeshje në shtëpi dhe për secilën ndeshje biletat shiteshin brenda një ore”, ka theksuar Kryeziu, përcjell albinfo.ch.
Sa i përket kualifikimeve për Euro 2020, Kryeziu është shprehur: “Do të jetë një përvojë e re për secilin prej nesh dhe definitivisht do të jetë më e vështirë se Liga e Kombeve. Por pavarësisht se jemi një vend i vogël dhe i ri, nuk duam të fshihemi. Ne i respektojmë kundërshtarët tanë, por nuk iu frikësohemi. Ne do të përpiqemi të rrëmbejmë pikë nga kombëtare të mëdha, si Anglia”, është shprehur tutje mesfushori i Zurichut.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar














