Lajme
KS nuk pajtohet për hetim të akuzave të Martyt
Serbia ka kërkuar që në kuadër të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të formohet një ekip i pavarur hetuesish
Serbia ka vazhduar përpjekjet që të bindë Këshillin e Sigurimit të miratojë propozimin e rezolutës sipas të cilës do të organizohej një hetim i pavarur mbi trafikimin e organeve njerëzore në Kosovë, por ky organ i Kombeve të Bashkuara ende nuk ka mundur të harmonizohet, citon agjencia serbe e lajmeve Tanjug pohimet e Misionit të Serbisë në KB, transmeton koha.
Serbia po përpiqet që përmes Këshillit të Sigurimit të KB të bëhet i mundur një hetim plotësues, që me një vendim të organizohet një hetim i pavarur, me miratim të EULEX-it, por i mbikëqyrur dhe i kontrolluar nga Këshilli i Sigurimit, citon kjo agjenci shefin e Misionit serb, Feodor Starçeviq.
“Tash për tash nuk ka një pëlqim për shkak të qëndrimit të njohur të tri anëtareve të përhershme të KS dhe të Gjermanisë”, ka thënë Starçeviq.
Serbia në prill të sivjetshëm përmes një “letre koncept” ka marrë iniciativën në KB për vendosjen e mekanizmit hetues të pavarur, i cili do të hetonte pohimet e raportit të raportuesit special të Këshillit të Evropës, Dick Martyt, rreth trafikimit të organeve njerëzore në Kosovë.
Serbia ka kërkuar që nën ombrellën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të formohet një ekip i pavarur hetuesish kompetentë dhe të paanshëm, në krye të të cilëve do të ishte përfaqësuesi i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












