Shkurt.ch
Kthehen në punë mbi 17 mijë pensionistë invalidorë
Qendrat e sigurimit të invaliditetit bëjnë përpjekje që personat e siguruar t`i integrojnë sa më shpejtë në procesin e punës
Qendrat për sigurimin e pensioneve të invaliditetit të punës gjatë vitit të kaluar kanë aftësuar dhe riintegruar në profesion17552 persona invalidë. Në këtë mënyrë, numri i të integruarve është rritur për rreth 900 në krahasim me një vit më parë, kur kanë qenë 16629 sish, bën të ditur konferenca e qendrave të sigurisë së invaliditetit (IVSK) në një njofti të publikuar të enjten.
Në këtë numër janë përfshirë ruajtja e vendeve të punës (kthimi në të), vendosja në një vend pune brenda ndërmarrjes ku kanë qenë më parë dhe vendet e punës te punëdhënës të tjerë, sqarohet në njoftim. Ndërsa këtu nuk janë numëruar vendet për mësim zanati dhe për kryerje të praktikumit. Të gjitha shifrat mbështetetn në statistikat vjetre ë IVSK-së.
Qendrat e sigurimit të invaliditetit bëjnë përpjekje që personat e siguruar t`i integrojnë sa më shpejtë në procesin e punës. Në këtë kontekst ka shumë rëndësi ndërhyrja e shpejtë dhe ruajtja e vendeve të punës (nga koha para invaliditetit).
Nga ana tjetër, siç shkruan IVSK, për personat që riintegrohen në procesin e punës kjo përbën një përmirësim të cilësisë së jetës ndërsa sigurimi i invaliditetit kursen shpenzimet e larta për pensionet. Po ashtu nga e gjithë kjo përvoja të mira kanë bërë edhe ndërmarrjet përkatëse. (albinfo.ch&sda)
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











