Lajme
Kthehet gazi lotsjellës dhe tensionet në Kuvendin e Kosovës
Ende pa filluar mirë seanca, opozita ia ndezi fitilin gazit lotsjellës, duke e hedhur brenda seancës, por edhe në hollin e Kuvendit të Kosovës. Kuvendi po mbahet në një sallë të improvizuar
Pas një “armëpushimi” tri javor, sërish është kthyer dhuna në Kuvendin e Kosovës, duke u përdorur gazi lotsjellës dhe spreji neutralizues nga partitë opozitare, të cilat janë të vendosura ta bojkotojnë institucionin ligjvënës, në shenjë pakënaqësi me dy marrëveshjet e fundit të Qeverisë së Kosovës, me Serbinë dhe Malin e Zi.
Ende pa filluar mirë seanca, opozita ia ndezi fitilin gazit lotsjellës, duke e hedhur brenda seancës, por edhe në hollin e Kuvendit të Kosovës. Pas këtij veprimi, deputetët e partive të koalicionit filluan ta mbajnë mbledhjen në një sallë të improvizuar, që më parë ishte restorant. Në shqyrtim është buxheti i Kosovës për vitin 2016.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka dënuar sjelljen e deputetëve të opozitës të cilët kanë ndërprerë seancën e rregullt parlamentare duke hedhur gazë lotsjellës.
“Sjellja e sotme në Kuvendin e Kosovës janë sjellje kriminale të individëve dhe është e papranueshme kjo sjellje. Ata që sulmojnë dhe hedhin masa kimike dhe qeverisë së Kosovës ata duhet të përgjigjen para ligjit. Kërkoj nga institucionet e ligjit të marrin masa ndaj tyre. Nuk mund të lejojmë një gjë të tillë” ka thënë Mustafa.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se opozita është duke vepruar dhunshëm dhe në mënyrë kriminale. Ai ka dhënë se askush nuk mund ta bllokojë punën e Kuvendit.
“Veprime kriminale të çmendura për të penguar punën dhe funksionimin e Parlamentit të Kosovës. Ne jemi të zgjedhurit e Kosovës, sikur ata që janë të zgjedhur nga populli. Ne jemi të zgjedhur me impeltmentu agjendën tonë shtetërore siç është buxheti. Sot sulmi nuk ishte vetëm gaz lotsjellës, por ishte edhe helm, prandaj duke mos pasur argumente për ballafaqim në Kuvend, këta lider opozitar kanë sjellë një situatë aspak të lakmueshme”, ka thënë Thaçi
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra rrezikon të bëhet “qendra e pakove” të Evropës Zvicra mund të përballet me një rol të ri në logjistikën evropiane: atë të një qendre... -
Prishtina, e kërkuar sa Dubai: Ja ku udhëtuan zviceranët në vitin 2025 -
Aeroporti i Gjenevës raporton më pak pasagjerë -
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve














