Lajme
Kthehet në Shqipëri trupi i pajetë i Erjon Toros
Erjoni 34vjeçar, në momentin e rënies së tërmetit në Itali ndodhej në banesë së bashku me gruan dhe 2 vajzat. Të bijat u nxorën nga gërmadhat me lëndime të lehta, ndërsa bashkëshortes iu amputuan dy këmbët
Mëngjesin e sotëm është kthyer në vendlindje trupi i pajetë i Erjon Toros, viktimës shqiptare që humbi jetën në tërmetin që goditi më 24 gusht Italinë qendrore. Arkivoli i 34vjeçarit ka mbërritur rreth orës 08:30 në portin e Vlorës nga Brindisi dhe do të dërgohet në vendlindjen e tij, fshatin Kurjan të Roskovecit, ku do t’i jepet lamtumira e fundit.
Xhaxhai i viktimës pohoi për ‘News24’ se me ardhjen e trupit të tij iu lehtësua disi dhimbja.
“Jam i kënaqur nga shteti shqiptar që ma solli trupin e nipit shumë shpejt. Na u lehtësua më shumë dhimbja”, tha ai.
Ambasada shqiptare në Romë ka përgatitur të gjithë dokumentacionin e duhur për të riatdhesuar trupin e të ndjerit, ndërsa shpenzimet për kthimin e tij në atdhe u mbuluan tërësisht nga qeveria shqiptare.
Emigranti 34vjeçar, në momentin e rënies së tërmetit ndodhej në banesë së bashku me gruan dhe 2 vajzat. Të bijat u nxorën nga gërmadhat me lëndime të lehta, ndërsa bashkëshortja pas një ndërhyrje kirurgjikale humbi të dyja këmbët. Ajo vijon të jetë e shtruar në spitalin e Akuilës.
Gjendja e saj shëndetësore është e qëndrueshme dhe vazhdon të jetë nën mbikëqyrjen e mjekëve. Erjon Toro ishte djali i vetëm i një familje me 5 anëtarë dhe jetonte në Itali me familjen e tij që prej 16 vjetësh.
Ndryshe, më shumë se 260 persona humben jetën nga tërmetet që tronditën të mërkurën qendrën e Italisë.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












