Lajme
Kthehet nga Siria, thotë të jetë mashtruar
Ermal Doçi, 25-vjeç, ka qëndruar në Siri 4 muaj. Ai mohon të ketë mbajtur armë, por thotë se i njeh xhihadistët shqiptarë të ISIS-it
Një 25 vjeçar nga Shqipëria që kishte shkuar në Siri, është rikthyer duke u arsyetuar se është mashtruar nga xhihadistët. Ai thotë se ishte nisur me idenë për të studiuar në Damask të Sirisë, por kur kishte filluar lufta kishte mbetur atje. Ai mohon të ketë mbajtur armë, pro thotë se i njeh xhihadistët shqiptarë të ISIS-it.
Ermal Doçi, 25-vjeç, ka qëndruar në Siri 4 muaj. Ai përshkruhet nga një bisedë e përgjuar mes imamëve Bujar Hysi dhe Almir Daci, si “një luan i përgatitur për të luftuar”. Djali i cili është në listën e dëshmitarëve, pohon se e mashtruan pasi i kishin premtuar studime. TopChanel ka biseduar me Doçin, transmeton Albinfo.Ch.
Doçi: Nuk më kujtohen të gjitha
Armë mbajte?
Doçi: Jo, s’kam mbajt armë.
U stërvite?
Doçi: Jo.
Pse u ktheve?
Doçi: U ktheva për arsye të mija personale.
Kë takove nga shqiptarët atje?
Doçi: Nuk më kujtohet.
Almirin (Dacin) e takove?
Doçi: Po, mesa duket. Kalimthi. S’e mbaj mend më gjatë.
Çfarë linje ndoqe? Si u largove nga Shqipëria?
Doçi: Nëpërmjet aeroportit. Nga këtu në Stamboll, nga Stambolli në Gaziantep e nga aty kalova në Siri.
Kush të çoi atje?
Doçi: Vetë shkova. Kam pasur disa shokë që kanë shkuar atje për studime, nëpërmjet atyre. Po meqë më zunë trazirat nuk kisha mundësi të shkoja në shkollë dhe u detyrova të kthehem.
Po shqiptarët e tjerë pse ishin atje? Po Almir Daci pse ndodhej atje?
Doçi: Nuk e di.
Ti i the gjykatës se e ke parë me armë Almirin me disa të tjerë?
Doçi: Po e kam parë me armë sepse atje të gjithë me armë rrishin.
Luftonin?
Doçi: Nuk kam parë luftime.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












