Lajme
Ku është interneti më i ngadalshëm në botë?
Kosova renditet në vendin 81 në botë
Në një raport mbi shpejtësinë e aksesit në internet me brez të gjerë në botë në vitin 2021, Cable.co.uk deklaroi se Turkmenistani, me një shpejtësi interneti prej 0,50 megabajt për sekondë (Mbps), është më i ngadalti nga të gjitha 224 vendet e mbuluara nga sondazhi.
U deshën pak më shumë se 22 orë e 34 minuta për të shkarkuar pesë gigabajt.
Kjo shifër e vendos vendin e izoluar në Azinë Qendrore edhe pas vendeve të shkatërruara nga lufta, si Jemeni, Sudani i Jugut, Somalia dhe Afganistani për sa i përket shpejtësisë së internetit, ka treguar hulumtimi.
Kurse sa i përket Kosovës, vendi ynë renditet në vendin 81 në botë, për sa i përket shpejtësisë së internetit.
Shqipëria është pak më keq se ne, ajo renditet në vendin 96, pra ka internet pak më të ngadaltë se ne.
Në vendin e parë është ishulli Jeresey, që llogaritet pjesë e Mbretërisë së Bashkuar.
Në Evropën Lindore tri vendet me shpejtësinë mesatare më të lartë të internetit janë Hungaria (104.07 Mbps, e 10-ta), Rumania (67.40 Mbps, e 29-ta) dhe Sllovenia (67.20 Mbps, e 30-ta).
Dy vendet më të ngadalta në Gadishullin e Ballkanit janë Maqedonia e Veriut (15.38 Mbps, e 107-ta) dhe Shqipëria (19.36 Mbps, e 96-ta).
Cable.co.uk tha se lista rrjedh nga më shumë se 1.1 miliardë teste shpejtësie të kryera në 12 muajt deri më 30 korrik.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës Ndërsa në Maqedoninë e Veriut luftohet për këto të drejta bazë, në Zvicër shpesh shohim një... -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C.
Jeta në Zvicër
-
Ndjenja e konsumatorëve zviceranë u përkeqësua për shkak të luftës në Iran Ndjenja e konsumatorëve në Zvicër u përkeqësua ndjeshëm në mars, duke rënë në nivelin më të... -
Zvicër: Shoferi në korsinë e gabuar shkakton përplasje mes dy veturave -
Raport: Zvicra duhet të reformojë sistemin e kujdesit për fëmijët -
Tregu sot, ja sa kushtojnë karburantet në Zvicër pas rritjes së fundit -
Natyralizimi ka ndryshuar “kufirin statistikor” të popullsisë në Zvicër










