Fotolajmi
Ku është më mirë të jesh fëmijë?
Zvicra, në vendin e 16-të në botë
Një e katërta e të gjithë fëmijëve janë të privuar nga fëmijëria e tyre në mbarë botën, sipas një raporti nga Organizata për të drejtat e fëmijëve “Save the Children”, kryesisht për shkak të luftës dhe varfërisë. Rreth 700 milionë fëmijë në mbarë botën vuajnë nga luftërat, braktisja dhe dhuna.
Sipas një raporti të “Save the Children” për vitin 2017, Nigeria është vendi më i keq në botë për të qenë fëmijë.
Norvegjia dhe Sllovenia figurojnë në dy pozicionet kryesore në fillim të listës, si vendet më të mira për fëmijët, të ndjekura nga Finlanda, Holanda, Suedia, Portugalia, Islanda, Irlanda, Italia dhe Belgjika.
Zvicra, bashkë me Japoninë, figuron në vendin e 16-të në raportin e titulluar “Fundi i fëmijërisë” që klasifikon 127 vende, nga më i miri te më i keqi, në një përpjekje për të zbuluar arsyet kryesore përse fëmijëria përfundon më herët në disa vende të caktuara.
Në këtë listë Shqipëria renditet e 71-ta mes 127 vendeve, e lënë pas nga shtete si Mongolia, Fixhi, Malajzia, etj.
Rangimi është bërë duke matur nivelin mesatar të performancës në 8 tema: vdekshmëria nën 5 vjeç, kequshqyerja që ndal rritjen, fëmijët e pashkolluar, puna e fëmijëve, martesat e hershme, lindjet tek adoleshentët, zhvendosjet nga konfliktet dhe vrasjet e fëmijëve.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot












