Shqipëria
Ku renditet Shqipëria në përballueshmërinë për të blerë shtëpi
Ky raport zakonisht llogaritet duke krahasuar çmimet mesatare të apartamenteve me të ardhurat mesatare të disponueshme familjare
Indeksi i pronave ofron disa të dhëna të rëndësishme lidhur me përballueshmërinë e blerjes së pasurive të paluajtshme.
Një nga treguesit kryesorë në këtë indeks është raporti Çmim ndaj të Ardhurave, i cili përfaqëson një masë themelore për vlerësimin e përballueshmërisë së blerjes së apartamenteve.
Një raport dhe renditje më e ulët nënkupton një përballueshmëri më të mirë, ndërsa një raport më i lartë tregon vështirësi më të mëdha për blerësit.
Ky raport zakonisht llogaritet duke krahasuar çmimet mesatare të apartamenteve me të ardhurat mesatare të disponueshme familjare dhe shprehet në vite të ardhurash që nevojiten për të blerë një pronë, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Por si paraqitet Shqipëria në këtë indeks nga Numbeo? Sipas të dhënave më të fundit, Shqipëria renditet në vendin e 33-të, duke reflektuar një nivel përballueshmërie pothuajse mesatar sa i përket çmimeve të pasurive të paluajtshme në raport me të ardhurat. Megjithatë, kur krahasohet me vendet e rajonit, Shqipëria renditet e para si vendi ku është më e vështirë të blesh edhe pse jo me ndonjë ndryshim të thellë nga vendet e rajonit.
Pas Shqipërisë renditet Serbia, e cila mban vendin e 35-të në indeks, duke qenë shumë pranë Shqipërisë për sa i përket mundësisë për të blerë një pronë. Fakti që Shqipëria dhe Serbia kryesojnë listën në rajon lidhet me rritjen e investimeve të reja në këto dy shtete, çka ka sjellë edhe çmime mbi mesataren e tregut. Renditja vijon me Kosovën në vendin e 42-të dhe Malin e Zi në vendin e 50-të. Ndërkohë, Bosnje & Hercegovina renditet e fundit në rajon, duke u shfaqur si vendi ku është më e lehtë të blesh pasuri të paluajtshme në raport me të ardhurat.
Por si ndryshon kjo renditje në nivel global? Ndër pesë vendet e para ku është më e vështirë të blesh një pronë krahasuar me nivelin e të ardhurave renditet Nigeria, e ndjekur nga Sri Lanka, Gana, Kuba dhe Kameruni vende që nuk paraqesin nivele të larta zhvillimi ekonomik. Në të kundërt, Afrika e Jugut shfaqet si vendi ku është më e lehtë të blesh një banesë, e pasuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
E-Diaspora
-
Ansambli “Vatra” shënon 17 Shkurtin me promovim libri dhe koncert Promovohet libri “Unë, bija jote, Atdhe” i autores Amina Nuraj, shqiptare nga Sanxhaku. Pas promovimit vjen... -
Kosova, një shtet i ri, por me zgjidhje të mëdha -
Gjenevë
Rame Dardania rikthehet në Gjenevë me ekspozitën “Les émotions” -
Kurti pret nxënësit fitues të 16 medaljeve në Olimpiadën NEO në SHBA -
Finlandë
Vetëm 19 vjeçe, Hana Orllati magjeps jurinë e The Voice of Finland
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu e bën të përhershme platformën online kundër ngacmimeve në rrugë Qyteti i Cyrihut ka vendosur ta bëjë të përhershme platformën online për raportimin e ngacmimeve në... -
Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) më të përpikta se kurrë në vitin 2025 -
Hekurudhat Federale Zvicerane raportojnë saktësi rekord në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan më shumë shtëpi, por pa dendësim -
Propozimi zviceran kundër imigracionit lë shumë pyetje pa përgjigje












