Shkurt.ch
Kuçi i shkruan Ministres Sommaruga kundër ekstradimit në Serbi të luftëtarit të UÇK-së
Kuçi në një letër të tij i shkruan Sommaruga-s se ekstradimi në Serbi nuk është i drejtë, pasi që për veprimet e pretenduara të personit në fjalë, është kompetente drejtësia e Ksoovës dhe jo shteti i saj fqinj, Serbia
Policia Kantonale e Cyrihut ka arrestuar të martën e javës së kaluar një shqiptar të Kosovës, (Albert S.) duke përmbushur kështu kërkesën e organeve serbe për ekstradim. Serbia e ngarkonte personin në fjalë me akuza për kohën sa kishte qenë pjesëtar i UÇK-së. Sipas tyre ai në vitin 1998 kishte kryer krime të rënda kundër civilëve serbë.
Alberti është arrestuar në orët e hershme të mëngjesit, deri sa ishte në gjumë në banesën e tij.
Ai i mohon akuzat dhe fuqimisht kundërshton ekstradimin në Serbi. Por jo vetëm ai: edhe Ambasada e Kosovës në Bernë ka kërkuar sqarime lidhur me të, shkruan SonntagsZeitung. Ndërsa të premten ka ndërhyrë edhe ministri i drejtësisë i Kosovës, Hajredin Kuçi personalisht te ministrja e drejtësisë Simonetta sommaruzga, transmeton albinfo.ch.
Kuçi në një letër të tij i shkruan Sommaruga-s se ekstradimi në Serbi nuk është i drejtë pasi që për veprimet e pretenduara të personit në fjalë, është kompetente drejtësia e Ksoovës dhe jo shteti i saj fqinj, Serbia.
I akuzuari, që nga viti 1998 jeton në Zvicër ndërsa familja e tij gjatë luftës është shuar pothuaj në tërësi nga forcat serbe: 13 familjarë të ngushtë, në mesin e të cilëve edhe bashkëshortja i janë vrarë.
Në Rahovec, qytetin prej nga vjen ai, atëbotë qenë bërë shumë masakra mbi popullatën civile. Nga ana tjetër edhe UCK-ja kishte vrarë banorë serbë, shkruan gazeta.
Kërkesa për ekstradim të personit sot 51 vjeçar është ngruitur që nga viti 2014. Para një viti autoritetet serbe kishin garantuar se do të zhvillojnë një procedurë duke respektuar të drejtat e njeriut. Kjo nënkupton që Ambasada zvicerane në Serbi në çdo kohë mund të bëjüë vizita të pambikëqyrura dhe të vëzhgojë procedurën penale ndaj tij.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar Siç zbulon "SRF Rundschau", personi i dënuar ende nuk ka filluar të vuajë dënimin e tij.... -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër












