Shkurt.ch
Kufizimi i emigracionit rrezikon bankat private në Zvicër
Kufizimi për qytetarët e BE-së kërcënon pozitën e Gjenevës dhe të Zvicrës si një qendër financiare, paralajmëron Yves Mirabaud, kryetar i Shoqatës së bankave private zvicerane.
Në një intervistë për Sonntagszeitung, Mirabaud tha se nëse nuk ka marrëveshje të shpejtë me Bashkimin Evropian, bankat private do të jenë të detyruara të reduktojnë personelin në mënyrë të konsiderueshme në filialet e hapura në Evropë.
Më 9 shkurt 2014, me 50.3%, elektorati zviceran miratoi një iniciativë të Partisë së djathtë Popullore zvicerane SVP që të imponojë kufizime në numrin e punonjësve të lejuar në Zvicër nga vendet e BE-së dhe EFTA-s. Parlamenti që nga atëherë kishte tre vjet kohë për të vënë në zbatim një vendim të tillë, me fjalë të tjera, nga 9 shkurti 2017, transmeton albinfo.ch.
Me më pak se katër muaj asnjë zgjidhje nuk është gjetur. Problemi, siç e vlerëson Brukseli, është se frenimi i emigracionit në Zvicër do të shkelte një marrëveshje për lëvizjen e lirë të njerëzve, një nga parimet qendrore të BE-së, të cilën Zvicra e kishte nënshkruar në vitin 2002, si pjesë e një pakete të marrëveshjes dypalëshe.
Zvicra kështu e gjen veten në një pozicion që duket ta ketë të pamundur të implementojë një iniciativë që kërkon kufizime në lëvizjen e lirë, duke mos rrezikuar marrëveshjet bilaterale me BE-në.
Në Gjenevë bankat private kohët e fundit po kalojnë një periudhë të vështirë. Mirabaud tha se Zvicra kishte punuar për një kohë të gjatë për të marrë qasje të përmirësuar në tregun e BE-së, por negociatat për këtë ishin bllokuar me pranimin e iniciativës së SVP-së.
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar










