E-Diaspora
Kufizohet lëvizja e azilkërkuesve në Muri AG
"Ndalimi në zonat e caktuar për azilkërkuesit është i domosdoshëm", thotë kryetari i komunës Muri AG. Aktivistët e të drejtave të njeriut e kanë vlerësuar si vendim problematik.
Nga shtatori 150 azilkërkues janë duke jetuar në bodrumin e spitalit Muri AG. Vizitorët janë të shqetësuar.
Kryetari Hans-Peter Budmiger thotë se do të duhet të zbatohen rregulla strikte. “Ndalimi i zonave të caktuar për azilkërkuesit është i domosdoshëm”, thotë Budmiger. Konkretisht, azilkërkuesit nuk janë të lejuar në objektin e shkollës apo edhe në terrenet sportive. “Siguria duhet të jetë e garantuar”, ka justifikuar për 20 min masat e ndërmarra numri një i komunës.
Beatrice Schild nga shoqata Humanrights.ch thotë se një veprim i tillë është problematik. “Ndalimi është gjithmonë një ndërhyrje në të drejtën themelore të lirisë së lëvizjes”, thotë ajo.
Budmigers është duke menduar të ndalojë edhe pishinat në Bremgarten AG. Në gusht 2013 ai kishte marrë vendim t’ua ndalojë azilkërkuesve qasjen në pishina dhe në objketet shkollore.
Vendimet problematike të komunës Muri do të diskutohen në instancat më të larta kantonale.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Zvicra nisë një fushatë parandaluese: kontakte të dobishme në rast dhune -
Bashkimi familjar në Gjermani: Sa ishin nga Kosova e Shqipëria -
Zvicra dhe Kosova drejt një epoke të re ekonomike -
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara
Jeta në Zvicër
-
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim? Shifrat e reja kantonale tregojnë se komunat në Cyrih po mbështeten gjithnjë e më pak në... -
Qyteti i Lozanës rrit përkohësisht pritjen emergjente për të pastrehët -
Nga 1 janari, do të jetë e mundur të plotësohen boshllëqet në kontributet për shtyllën e 3-të -
Shërbimi vullnetar zviceran i transportit të njerëzve sjell 9,100 njerëz të sigurt në shtëpi -
Fishekzjarrët e Vitit të Ri janë të rrallë në Zvicër













