Shkurt.ch
Kujdes: Kremi për rrezitje, shkakton kancer dhe ulje fertiliteti!
Përdoruesit e sprejeve dhe kremrave për rrezitje kanë më shumë gjasa të vuajnë jo vetëm nga kanceri, por edhe nga problemet e fertilitetit
Rrezitja po bëhet pa dyshim një veprim i rrezikshëm. Pas kabinave për rrezitje, të cilat dyshohen për rritje të rrezikut të kancerit, u vjen radha produkteve për “auto-rrezitje”, thotë hulumtimi i publikuar në gazetën “The Telegraph”.
Sipas Agjencisë Evropiane të Mjedisit, përdoruesit e sprejeve dhe kremrave për rrezitje kanë më shumë gjasa të vuajnë jo vetëm nga kanceri, por edhe nga problemet e fertilitetit. Sipas ekspertëve, bëhet fjalë për disa toksina të pranishme në përbërjen e këtyre kremrave.
Kremrat gjithashtu mund të shkaktojnë probleme hormonale, thotë Agjencia Evropiane, e cila tregohet e alarmuar nga rritja e përdorimit të mjeteve të tilla kozmetike të tilla. Sipas agjencisë, rreziqet potenciale nga këto preparate janë më të mëdha se nga ato të kozmetikës normale, sepse ato aplikohen në mënyrë të rregullt.
Sipas Jacqueline McGlade, drejtoreshë e Agjencisë Evropiane të Mjedisit, duhet të tregohemi më të kujdesshëm me këto kremra.
Siç është cekur nga “Times of India”, shitjet totale të këtyre produkteve për auto-rrezitje arrijnë deri në 130 milionë euro në vit në Britaninë e Madhe. Këto produkte përfaqësojnë sektorin e kozmetikës, i cili është në rritje të shpejtë. Një e treta e grave dhe e burrave pranojnë se i përdorin rregullisht këto produkte.
Prodhues të kozmetikës megjithatë hedhin poshtë këto pretendime. Chris Flower, drejtor i firmës “Cosmetics, Toiletry and Perfumery Association”, thotë se këto produkte nuk janë të rrezikshme.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës












