Kosova
Kujdes, kur të udhëtoni për në Kosovë
Udhëzime rreth asaj se çfarë ju duhet në rast udhëtimi për në Kosovë dhe se si t`i zgjidhni telashet e vogla me dokumentet e udhëtimit
Kosova është një vend i bukur, por për të mbërritur me veturë deri atje duhet të kaloni shumë kilometra dhe të llogaritni edhe në kolonat e gjata dhe pritjet e pafundme që ndodhin çdo vit gjatë sezonit të verës, por edhe për festa.
Albinfo.ch ju ofron një guidë jo si t’u shpëtoni pritjeve, por se si t`i zgjidhni telashet e vogla me dokumentet e udhëtimit.
Konsullatat kosovare në Zvicër këshillojnë shtetasit e tyre që para se të nisen të kenë parasysh që të sigurojnë dokumentet valide për udhëtim gjegjësisht pasaportat, raporton albinfo.ch.
Nëse kjo e fundit iu ka skaduar, atëherë duhet të drejtoheni në njërën prej konsullatave: në Cyrih, Bernë ose Gjenevë për të siguruar një fletudhëtim. Për të siguruar fletudhëtimin duhet të keni 2 fotografi dhe dokumentin e skaduar, shkruan albinfo.ch.
Duhet të keni parasysh: Me fletudhëtim mund të udhëtoni brenda një muaji kudo, përveç në Serbi! Marrëveshjet e fundit ndërmjet dy vendeve kanë siguruar për qytetarët që jetojnë jashtë vendit të udhëtojnë nëpër territorin serb vetëm me letërnjoftime, ndërsa për fëmijët nën 16 vjeç vlejnë vetëm certifikatat e lindjes, e jo ekstraktet e lindjes!
Duhet të keni parasysh: Gjatë udhëtimit nëpër Kroaci duhet që pasaportat të jenë valide së paku edhe për 3 muaj, përndryshe mund të ktheheni prapa nga autoritetet kufitare kroate.
Duhet të keni parasysh: Të gjithë kosovarët që ja mësyjnë Turqisë gjatë pushimeve duhet të kenë kujdes që pasaporta e tyre duhet të jetë valide më së paku 6 muaj, përndryshe mund të mbeteni pa e parë detin, edhe pse keni paguar. Raste të tilla janë raportuar shumë shpesh nëpër konsullatat kosovare.
Duhet të keni parasysh: Të keni kujdes që fëmijët e porsalindur nëse udhëtojnë, qoftë me aeroplan apo me veturë, prindërit e tyre të sigurojnë fletudhëtime dhe në asnjë mënyrë të niseni me certifikatë të lindjes.
Duhet të keni parasysh: Nëse fëmijët i dërgoni vetëm, pa përcjellje ose gjeni shoqërim të dikujt, duhet të siguroni autorizim që do të verifikohet nga ndonjë notar në Zvicër.
Duhet të keni parasysh: Po ashtu konsullatat kosovare lëshojnë edhe certifikata të lindjes dhe ekstrakte. Këtë mund ta bëni edhe në Kosovë, nëse keni fatin të mos sorollateni nëpër zyrat komunale. Rrugë të mbarë!
Rreth udhëtimit nëpër Serbi:
Duhet të keni parasysh: Me fletudhëtim mund të udhëtoni brenda një muaji kudo, përveç në Serbi! Marrëveshjet e fundit ndërmjet dy vendeve kanë siguruar për qytetarët që jetojnë jashtë vendit të udhëtojnë nëpër territorin serb vetëm me letërnjoftime, ndërsa për fëmijët nën 16 vjeç vlejnë vetëm certifikatat e lindjes, e jo ekstraktet e lindjes!
Duhet të keni parasysh: Mënjeherë ditëve në prag të pushimeve mos provoni të nxirrni pasaportat për udhëtim, për shkak të procedurave që zgjasin së paku dy deri deri tri javë dhe, siç dihet, edhe për shkak të çmimeve që janë shume më të shtrenjta se në Kosovë. Pasaportat kosovare në Zvicër kushtojnë 120 sfr për personat deri në moshën 18-vjeçare. Mbi këtë moshë kushtojnë 180 sfr. Duhet të keni parasysh, po ashtu duhet ta dini se certifikata e lindjes dhe çdo certifikatë tjeter dhe ekstrakti i lindjes kushton 36 sfr.
Informohuni me kohë për të kaluar rrugë të mbarë!
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar












