Kosova
Kujdes nga monedhat e falsifikuara në Kosovë
Në Bankën Qendrore të Kosovës dhe në Policinë e Kosovës kanë treguar se cilat kartëmonedha janë më të falsifikuarat dhe çfarë po bëjnë këto institucione për ta ndaluar këtë dukuri. Monedhat më të falsifikuara në Kosovë janë: 500 euro, 200, euro, 100 euro, 50 euro
Nuk ka ditë që në raportin e Policisë së Kosovës nuk raportohet ndonjë raste që ka të bëjë më para të falsifikuara. Tendencat për mashtrim me para false po ndodhin në çdo qytet të Kosovës, me shuma të ndryshme të monedhave.
Të dhënat e paraqitur nga Polica dhe Banka Qendrore e Kosovës tregojnë se kjo dukuri veçse po rritet çdo ditë.
“Bazuar nga raportet e pranuara nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë në gjysmën e parë të vitit 2018 janë identifikuar një numër prej 330 kartëmonedhave të falsifikuara të tërhequra nga qarkullimi, kurse shuma e tyre ishte rreth 29 mijë e 310 euro.
Pjesa më e madhe e këtyre kartëmonedhave janë konfiskuar nga institucionet financiare gjatë aktivitetit të tyre të rregullt”, ka thënë zyrtari për mediet në BQK, Kushtrim Ahmeti, përcjell Klan Kosova.
Ahmeti ka treguar se kartëmonedhat më të falsifikuara kanë qenë kartëmonedhat në prerje prej 100 euro dhe 50 euro, të cilat përbënin rreth 76 për qind të gjithë numrit të kartëmonedhave të falsifikuara të tërhequra nga qarkullimi, transmeton albinfo.ch.
Sipas të dhënave të BQK-së, si para të falsifikuara në Kosovë kanë qarkulluar edhe monedhat prej 500 euro, 200 euro, 10 euro dhe 5 euro, të cilat përbënin rreth 14 për qind të gjithë numrit të kartëmonedhave të falsifikuara gjatë gjysmës së parë të vitit 2018.
Qytetarët e Kosovës janë bërë viktimë e mashtrimit edhe në para të imta, pasi falsifikatorët kanë futur në treg me shumicë edhe monedhën prej 2 euro të falsifikuar. Në Bankën Qendrore të Kosovës kanë treguar se kjo monedhë është me e falsifikuar gjatë vitit të kaluar.
Nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se për gjithë vitin 2017 janë raportuar 788 raste me para të falsifikuara, kurse nga janari deri në qershor të vitit 2018 janë raportuar 268 raste.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 Falë skanerëve të rinj CT që po instalohen në aeroportin e Cyrihut, shishet e ujit dhe... -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër? -
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur













