Lajme
Kujdesi për fëmijët gjatë kohës së masave të jashtëzakonshme
Për rastet e fëmijëve që nuk mund të gëzojnë kujdesin privat, kantonet duhet të ofrojnë opsionet e nevojshme për përkujdesjen e tyre
Në mesin e masave që Këshilli Federal i Zvicrës i ka vendosur sot në kuadrin e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, janë edhe ato që lidhen me kujdesin ditor të fëmijëve parashkollorë, bën të ditur srf.ch.
Lidhur me qendrat e kujdesit ditor vlen rregulli në vijim: Për rastet e fëmijëve që nuk mund të gëzojnë kujdesin privat, kantonet duhet të ofrojnë opsionet e nevojshme për përkujdesjen e tyre.
Qendrat e kujdesit ditor mund të mbyllen vetëm në rastet kur ekzistojnë mundësi të tjera alternative dhe të përshtatshme për kujdesin e fëmijëve, transmeton albinfo.ch. Kjo masë do të zbatohet fillimisht deri më 19 prill të vitit 2020, njësoj sikurse edhe mbyllja e shkollave.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave













