Shqipëria
Kujdesi që duhet pasur nëse bleni pronë në Shqipëri, jo të gjitha certifikatat janë origjinale
Kreu i Kadastrës, Artan Lame, u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes me certifikatat e pronësisë, duke i paralajmëruar se jo çdo copë letre që marrin është origjinale.
Ai u shpreh se në certifikatë mund të skanojnë kodin QR që i dërgon menjëherë tek dokumenti origjinal, ndërsa u kërkoi që për të gjitha veprimet që lidhen me pronën e tyre, t’i drejtohen avokatit dhe noterit të besuar.
Lame: Ka disa elementë sigurie në certifikatën origjinale që fillojnë nga kodi QR që mund të skanohet qoftë nga qytetari, qoftë nga noteri për t’u verifikuar, të çon menjëherë në dokumentin origjinal, ka firmën e drejtorit, vulën, ka disa elementë, të cilat sistemi i kap menjëherë nëse dokumenti i ofruar është i falsifikuar.
“Gjej rastin që t’u bëj thirrje qytetarëve të ndershëm që të tregojnë kujdes kur blejnë prona, apo kryejnë veprime me pronat e tyre. Jo çdo copë letre që merrni në dorë nga lloj lloj xhambazësh është certifikatë pronësie. Në të gjitha rastet kur duhet të bëni veprimet të tilla me pronën tuaj drejtohuni avokatit të besuar, noterit tuaj të besuar, sepse ata janë personat që mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre dhe kanë mundësi të verifikojnë çdo lloj dokumentacioni”, thekson ai, transmeton living, përcjell albinfo.ch.
“Mbi të gjitha aplikoni pranë zyrave të Kadastrës për të kërkuar informacion paraprak për veprimet që doni të bëni me pronën sepse informacioni që merrni nga ne është më i sigurti. Të gjitha rastet që kemi verifikuar deri tani do të denoncohen emër për emër në Prokurorinë përkatëse sepse nuk janë vetëm të Tiranës. Personat që i kanë bërë do të duhet të përgjigjen për veprimet e tyre”, thotë Lame.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit











