Lajme
Kujdesi që duhet të keni për vajin e ullirit
Është vërtetuar nga studime të ndryshme shkencore se vaji i ullirit ka përparësi ndaj llojeve të tjera të vajit. Vaji i përftuar nga ullinjtë përmban yndyra të pangopura dhe një lugë gjelle na ofron rreth 120 kalori, 15 gramë yndyrë dhe niveli i kolesterolit është thuajse zero. Mendoni për vajin e ullirit si të ishte lëng i freskët i shtrydhur. Pas njëfarë kohe, ai do të humbasë shijen e do të skadojë. Nëse mbahet në shishe plastike, jetëgjatësia e vajit shkon deri në 20 muaj.
Duhet ta ruani në një vend të freskët, të errët, brenda bufesë. Drita dhe nxehtësia përshpejtojnë prishjen e vajit. Mbylleni shishen në mënyrë që të parandaloni oksidimin e vajit nga oksigjeni i ajrit. Vaji i ullirit i ruajtur në kushtet e duhurua (në shishe qelqi) mund të rezistojë deri në dy vjet. Shumica prej nesh përdorin vaj ulliri si një vaj gatimi, por në fakt pirja e tij do t’ju lejojë të merrni përfitimin maksimal. Vaji është i njohur për efektet e saj pozitive në zemër, por mrekullitë që mund të bëjë për trupin tuaj shkojnë shumë përtej kësaj.
Ideja e të konsumuarit një lugë gjelle vaj në stomak bosh mund të mos tingëllojë shumë tërheqëse, por ka kaq shumë efekte të mahnitshme në trupin tuaj, sa ia vlen ta provoni.
Përfitimet shëndetësore që marrim nga vaji i ullirit janë të panumërta. Një prej përfitimeve që vijnë nga përdorimi i vajit të ullirit është eliminimi i gërhitjes. Gërhitja është një problem që prek shumë njerëz në mbarë botën. Zhurma e bezdisshme e gërhitjeve gjatë natës prish gjumin e çdo personi me të cilin ndan dhomën.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Düsseldorf organizon mbrëmje letrare me autoren Jehona Kicaj U prezantua romani debutues “ë”, i cili është përfshirë në listën e ngushtë të “Deutscher Buchpreis... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova -
Mehas Alija: “I marrim seriozisht këto shqetësime, janë pjesë e debatit demokratik” -
Francë
Në Francë mbahet edicioni i tretë i Ekselencës Sipërmarrëse të Diasporës Frankofone -
Teatri “Mërgimtari” nga Kroacia sjell në Shqipëri shfaqjen “Kukulla”
Jeta në Zvicër
-
Përse Zvicra është vendi më i mirë në botë për emigrantët Me 86 nga 100 pikë të mundshme, Zvicra kombinon një mjedis të qëndrueshëm ekonomik, arsim të... -
Rritet pesimizmi financiar në Zvicër -
Çmimet e naftës: Këshilli Federal refuzon ndërhyrjen -
Kompanitë në Indeksin e Tregut Zviceran lëshojnë 663 milionë ton CO2 -
Crans-Montana: Një i dyshuar bashkëpunon me drejtësinë











