Shkurt.ch
Kujdestari të përjetshme për dhunuesin e shumëfishtë
Ka abuzuar seksualisht tri femra në kohën kur po e shfrytëzonte lejen e pushimit nga masa e kujdestarisë që i ishte shqiptuar në vitin 1999 për përdhunim
Gjykata Penale e kantonit Basel-Stadt e ka dënuar me kujdestari të përjetshme një kryes të shumëfishtë të krimeve seksuale, përdhunimeve.
Krahas kësaj mase, atij i është shqiptuar edhe dënimi me burg katër vjet e gjysmë.
Ai (Markus W.) është akuzuar se ka abuzuar seksualisht së fundi tri femra pasi i ka narkotizuar duke u dhënë barëra të forta gjumi, me çka ato kanë qenë të paafta të mbroheshin.
Këtë akt e ka bërë në një banesë në Bazel, në kohën kur po e shfrytëzonte lejen e pushimit nga masa e kujdestarisë që i ishte shqiptuar qysh në vitin 1999, po ashtu për përdhunim.
Sipas ekspertizës së bërë nga dy ekspertë, te zvicerani 56 vjeçar nuk ndikojnë terapitë dhe kjo gjendje pritet të vazhdojë edhe një kohë të gjatë. Për këtë arsye ata mendojnë se te ai ekziston rreziku i përsëritjes së veprave të kësaj natyre.
E-Diaspora
-
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot shfaq një program artistik në 20 vjetorin e Bibliotekës ndërkulturore «... -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër Që nga viti 2010 numri i të papunëve me diplomë master është rritur rreth 70 për... -
Zvicra kalon në orën verore: Akrepat e orës zhvendosen këtë të diel -
Rritet blerja e armëve në Zvicër, sport apo nevojë për siguri? -
Hetim penal pas aksidentit me teleferik -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore











