«KULME SHQIPTARE DJE DHE SOT»
Lëvizja VETËVENDOSJE!, Qendra Zvicër, të dielën 27 maj 2012 në ora 16h00
Në kuadrin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Zvicër ju fton në organizimin e takimit me publicistin Virgjil Kule me titullin : « KULME SHQIPTARE DJE DHE SOT »
Takimi do të mbahet në dy pjesë :
1. Pjesa e parë është promovimi i librit të autorit Virgjil Kule, me titullin « Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, Kryqtari i fundit », në të cilën pjesë do të ketë edhe një bisedë me autorin mbi këtë libër.
2. Pjesa e dytë është shfaqja e dokumentarit « Romancë Joniane » po ashtu nga autori
Virgjil Kule, shfaqje e cila do të zgjat 55 minuta, prezantim i bregdetit shqiptar.
Në rastin e 100 vjetori të shpalljes së pavarësisë, Lëvizja Vetëvendosje promovon kulturën,
artin dhe letërsinë shqiptare dhe sidomos bukurinë e trojeve tona, në mënyrë që bashkatdhetarët tonë të njoftohen me Shqipërinë turistike dhe bregdetin e saj.
Takimi do të ndodhë në qytetin e Bern-it:
HotelBern Volkshaus AG
Zeughausgasse 9
3011 Bern
Të dielën 27 maj 2012 në ora 16h00
Për më shumë informata kontaktoni:
Qendra e VETËVENDOSJE!-s në Zvicër:
Sek. org.: Qëndresa Koxha – [email protected]
Ju dëshirojmë mirëseardhje!
Qendra e Lëvizjës VETËVENDOSJE!, Zvicër
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Thun
Shqiptarët udhëheqin Thunin drejt titullit historik -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Rita Ora ndez skenën e “The Masked Singer” -
Shfaqet në Bernë filmi “Përrallë nga e kaluara”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra rishikon neutralitetin: A ndalohet fluturimi ushtarak amerikan dhe eksporti i armëve? Pas sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, Këshilli Federal i Zvicrës po shqyrton nëse... -
Ipeshkvijtë zviceranë ruajnë testet psikologjike për parandalimin e abuzimeve -
Studimi në Vaud: Shumë ushqim dhe plastikë përfundojnë në mbeturinat e zakonshme -
Ulje e lehtë e pezullimeve të patentave në Zvicër, përveç tek të rinjtë -
Fluturimi i parë special sjell në Zvicër 211 qytetarë të bllokuar në Lindjen e Mesme













