Muzikë
Kultura shqiptare në BBC: Muzika e mirëfilltë folklorike
Së fundi, gjigandi mediatik BBC i ka dedikuar një emision muzikës folklorike shqiptare.
Për këtë është bërë një reportazh për Sazet Shqiptare. Duke marrë parasysh se për pjesën më të madhe të shekullit të kaluar, Shqipëria ishte plotësisht e izoluar nën një nga diktaturat më brutale komuniste. Pak pasi doli nga izolimi, që nga rënia e komunizmit në 1990 producenti me bazë në Londër Joe Boyd ka filluar të zbulojë muzikën e veçantë popullore të Sazes shqiptare, shkruan BBC, transmeton albinfo.ch.
“Jam i mahnitur nga muzika në të gjithë botën dhe Shqipëria gjithmonë ka qenë misterioze për mua për shkak të izolimit për vite të tëra.
Duhet theksuar se në vitin 1988 isha duke bërë disa xhirime dhe një burrë erdhi dhe më tregoi një video, ai më tha që ka qenë në Shqipëri në një festival në Gjirokastër dhe kjo ishte para se të rrëzohej komunizmi.
E vendosa në video player dhe aty degjova nje këngë kushtuar Ali Pashës, flamuj kuq e zi valviteshin dhe dukej si muzikë poliflonike dhe ishte shumë tërheqëse dhe thash që një ditë unë do të shkoj tek ai festival”, thotë Joe Boyd.
Ne intervisten per BBC Boyd thote:
“Po, Gjirokastra është qytet spektakolar, është i njohur për novelën e Kadarës “Kronikë në Gurë” dhe është i vendosur në kodër, ku në krye ka një kala në të cilën zhvillohet festivali.
Duhet veçuar se të gjitha ato imazhe që pashë në videon e vitit 1988 u bënë realitet dhe ishte një bukuri 10 herë më e madhe se në video, rrugët me kalldrëm, kafenetë buzë rrugës.
Është një ndër eksperiencat më të bukura të jetës time.
Ndersa gazetari e pyet cila është origjina e muzikës shqiptare, Osmanët e kanë kontrolluar për shekuj dhe mendoj se ngjason pak me muzikën turke, ai pergjigjet?
Jo aq shumë, është një influencë e vogël, puna ështe se gjuha shqipe është një ndër më të vjetrat në europë dhe më pak të influencuarat, është një shtet i vjetër me një kulturë të vjetër dhe shumë i izoluar nga pozicioni, politika dhe ka influencuar muzka greke, tukrke, bullgare por toni dhe tekstet janë komplet të veçanta. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike












