Shkurt.ch
Kundër shfrytëzimit të punës së të varfërve
Rreth njëzetmijë zvicerane dhe zviceranë kanë nënshkruar një letër të hapur drejtuar Parlamentit të Zvicrës, përmes të cilës kërkojnë që uniformat profesionale të punësuarve në shërbime të ndryshme të shtetit të prodhohen në kushte të pranueshme sociale.
Përmes kësaj letre të hapur kundërshtohet praktika e shërbimit të mbrojtjes civile të Zvicrës, i cili përmes nënkontraktuesve, prodhimin e uniformave të punëtorëve të vet e ka porositur në “slums” (lagje të varfra) të Indisë.
Njësoj sikur ky shërbim kanë vepruar edhe shërbime tjera, përfshirë këtu edhe ushtrinë zvicerane, uniformat e të cilës janë prodhuuar edhe në Maqedoni, nën kushte të papranueshme, respektivisht kundrejt pagave shumë të ulëta të punëtorëve të atjeshëm.
Mbledhjen e nënshkrimevbe e ka organizuar organizata “Erklärung von Bern”, e cila angazhohet në fushatat për një globalizim më të drejtë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës











