Kosova
Kundërshtari i Kosovës në Austri, tërhiqet nga jeta politike
Ish-kreu i së djathtës ekstreme FPO, Heinz-Christian Strache, njoftoi gjatë një konference për shtyp largimin e tij nga jeta politike. Ky njoftim vjen disa muaj pas skandalit për korrupsion, që e detyroi Strache-n të dorëhiqej nga drejtimi i partisë, të cilën e kishte udhëhequr për 14 vjet
Strache tha se dëshironte të shmangte me çdo kusht përçarjet brenda partisë së tij, në një kohë kur fati i kësaj figure të ekstremit të djathtë u kthye në temë debati.
Ish-kreu i FPO-së shtoi, gjithashtu, se e ka vënë në pritje anëtarësimin në parti, derisa emri i tij të pastrohet nga çdo dyshim, ndërkohë që mohon çdo keqbërje nga ana e tij.
Gjatë rënies, ai tërhoqi me vete tërë qeverinë, gjë që çoi në zgjedhje parlamentare të parakohshme, të cilat u mbajtën ditën e diel dhe përfunduan me triumfin e Sebastian Kurz-it, shkruan gazetaexpress, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur të refuzojë iniciativën popullore që kërkon që vendi t’i bashkohet... -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane














