E-Diaspora
Kundërshtohet vendimi për vrasjen e katër ujqve në Zvicër
Urdhri i gjuetisë është i vlefshëm menjëherë
Një grup për mbrojtjen e ujqve e ka kundërshtuar vendimin që të vriten katër ujq të rinj në kantonin Graubünden, pas sulmeve ndaj kafshëve në këtë rajon.
Urdhri i gjuetisë është i vlefshëm menjëherë dhe vazhdon deri më 31 mars 2020, dhe është aprovuar nga Zyra Federale e Mjedisit.
“Prindi i ujqve kishte sulmuar 59 dele vitin e kaluar, ndërkaq deri më tani ka sulmuar 40 dele”, tha kreu i Departamentit të Gjuetisë dhe Peshkimit, Adrian Arquint.
Aktualisht ka 30 ujq në kantonin Graubünden, 17 të lindur vetëm këtë vit.
Sipas Zyrës federale, rregulloret nuk ishin përdorur si duhet për të mbrojtur kafshët në zonat e prekura nga ujku, shkruan Swissinfo.
Në shtator Parlamenti e bëri më të lehtë gjuetinë e ujqve dhe arinjve duke i dhënë kantoneve më shumë liri për të vendosur kur një kafshë duhet të vritet pas konsultimit me Zyrën Federale për Mjedisin, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e gazit rriten në Evropë, por furnizimi është i siguruar Lufta në Lindjen e Mesme prish tregtinë e gazit. Në Katar, uzina më e madhe e... -
Tre të katërtat e zviceranëve përdorin inteligjencën artificiale në jetën e përditshme -
Kostot e strehimit dhe energjisë nxisin inflacionin në Zvicër -
Zviceranët hanë mesatarisht më shumë se 23 kg djathë në vit -
Zvicra regjistron 3,000 ndryshime të gjinisë në regjistrin civil që nga viti 2022














