Sport
Kuntz e sheh Mërgim Berishën si shembull për lojtarët e tjerë
Edhe pse prindërit e tij janë nga Kosova dhe ai ka luajtur futboll në Austri pothuajse vazhdimisht që nga mosha dhjetëvjeçare, Mërgim Berisha, i cili ka lindur në periferi të qytetit gjerman Berchtesgaden, ka një përgjigje shumë të qartë për këtë pyetje. Përgjigje që komplekson shumë njerëz: “Unë kam lindur dhe jam rritur këtu, ndihem si gjerman. Në të njëjtën kohë, megjithatë, unë jam krenar për vendin dhe origjinën e prindërve të mi”.
Asgjë nuk ishte e lehtë për sulmuesin e gjatë 188 centimetra. Në moshën 17-vjeçare, Berisha për herë të parë u dërgua te FC Liefering nga Red Bull Salzburgu si huazim për një vit, për të pasuar pastaj huazimet te LASK Linz (2017/18), FC Magdeburg (në pjesën e parë të sezonit 2018/19) dhe së fundi te Altachu ku gjithashtu e kaloi një vit. Që nga janari i këtij viti Berisha është kthyer te ekipi i parë i Salzburgut, gjigantit austriak, transmeton koha shkrimin e Kicker, përcjell Albinfo.ch.
“Unë jam ngritur te Salzburgu prej të rinjve. Salzburgu ka një ekip të madh, kështu që kthimi në ekipin e parë është si një shpërblim për mua”, thotë Berisha. “Në Magdeburg për fat të keq gjërat nuk shkuan mirë dhe nuk arrita të prezantohesha si duhet, kjo edhe ishte arsyeja që u ktheva në Austri pas vetëm gjashtë muajve. Te Altachu gjithçka shkoi mirë, pasi kam luajtur gjithnjë”.
Pas shtatë golave dhe pesë asistimeve në pjesën e parë të sezonit të shkuar, Salzburgu e ktheu në ekip gjashtë muaj më herët se që ishte planifikuar. Mirëpo, kthimi te Salzburgu nuk ishte i kënaqshëm për Berishën dhe këtë e pranon edhe vetë 22-vjeçari.
“Ishin gjashtë muaj të vështirë, por nuk u dorëzova për asnjë moment, sepse prisja rastin për ta prezantuar veten”, thotë Berisha, që shton se trajneri Jesse Marsch ka telashe për të caktuar ekipin sepse ka fond të madh lojtarësh te Salzburgu. Ai shënoi një gol në tetë paraqitje.
E-Diaspora
-
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” Programi çdo vit zgjedh rreth 10 aktorë/aktore nga 37 vende të Evropës, të cilët konsiderohen talente... -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?













