Futboll
Kupa e Zvicrës: A do të shkruajë histori FC Dardania Lausanne kundër Servette?
Skuadra shqiptare FC Dardania Lausanne, e sapo ngjitur në Ligën e 2-të regjjonale, nesër do të përjetojë një moment historik: përballjen me gjigantin e Superligës zvicerane, Servette FC, në kuadër të Kupës së Zvicrës. Ndeshja zhvillohet nga ora 15:30 në Lozanë dhe përbën një sfidë të jashtëzakonshme për klubin shqiptar, i cili mat forcat me një kundërshtar katër kategori më lart.
“Është vërtet fantastike”, thotë trajneri Marcos Carballo, i cili në shkurt mori drejtimin e ekipit dhe e udhëhoqi drejt një sezoni të paharrueshëm. Nën drejtimin e tij, Dardania fitoi kampionatin e Ligës së 2-të, siguroi ngjitjen në Ligën e 2-të ndër-rajonale dhe, mbi të gjitha, triumfoi në Kupën e Vaud-it – sukses që i hapi dyert për pjesëmarrjen historike në Kupën e Zvicrës.
Nga ana tjetër, Servette, një klub me traditë të gjatë dhe i angazhuar në arenën evropiane pritet të vijë me një skuadër të alternuar. Por kjo nuk ia zbeh emocionin Dardanisë.
“Nuk ka rëndësi si do të paraqiten. Servette mbetet një klub i Superligës dhe është privilegj i madh që vjen të luajë një ndeshje zyrtare tek ne”, thekson Carballo.
Pas largimit të disa lojtarëve kyç, Dardania ka nisur një fazë ristrukturimi, me synimin për t’u stabilizuar në Ligën e 2-të regjjonale. Por nesër, e gjithë vëmendja është te dueli i madh në Kupën e Zvicrës.
𝙳𝚊𝚛𝚍𝚊𝚗𝚒𝚊 𝙻𝚂 – 𝙵𝙲 𝚂𝚎𝚛𝚟𝚎𝚝𝚝𝚎
𝙳𝚒𝚖𝚊𝚗𝚌𝚑𝚎 𝟷𝟽 𝚊𝚘û𝚝 𝟸𝟶𝟸𝟻
𝙲𝚘𝚞𝚙 𝚍’𝚎𝚗𝚟𝚘𝚒 𝚊̀ 𝟷𝟻:𝟹𝟶
𝙲𝚎𝚗𝚝𝚛𝚎 𝚂𝚙𝚘𝚛𝚝𝚒𝚏 𝚍𝚎 𝙲𝚑𝚊𝚟𝚊𝚗𝚗𝚎𝚜
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit17 Gusht 2025
- Ora15:30
- Lokacioni𝙲𝚎𝚗𝚝𝚛𝚎 𝚂𝚙𝚘𝚛𝚝𝚒𝚏 𝚍𝚎 𝙲𝚑𝚊𝚟𝚊𝚗𝚗𝚎𝚜
- Data e përfundimit17 Gusht 2025 - 18:00
Të ngjashme

FC Dardania Lausanne ngritet një ligë më lart
- Albinfo.ch, me numër special për klubet shqiptare të futbollit në Zvicër
- Behar Abdullahu, dirigjenti i ri i “F. C. Dardania Lausanne”
- Dardania e Lozanës rikthehet në Ligën e Dytë
- Dardania e Lozanës “me një këmbë” një ligë më lartë
- FC Dardania e Lozanës fiton Kupën në Vaud
- FC Dardania nga Lozana organizon turnir
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave















