Futboll
Kuqezinjtë përfundojnë përgatitjet në Frankfurt
Është mbyllur në Frankfurt, faza e përgatitjeve të skuadrës kombëtare shqiptare përpara nisjes për në Islandë. Sipas programit, kuqezinjtë nën drejtimin e trajnerit Edi Reja dhe stafit të tij, janë stërvitur për mbi 90 minuta në fushën sportive të FC Oberstedten, shkruan faqja zyrtare e FSHF-së.
Variante taktike të aplikuara drejtpërdrejtë në fushë, lojë me dy porta dhe në fund streçing, ishin disa nga detajet e stërvitjes së sotme. Pas përfundimit të stërvitjes, trajneri Reja, falënderoi përfaqësuesit dhe punëtoret e fushës sportive të Oberstedten për gatishmërinë dhe përkushtimin e treguar, gjatë këtyre ditëve në shërbim të skuadrës kombëtare.
Kombëtarja shqiptare e futbollit, stafi dhe drejtuesit e saj, bënë një foto të përbashkët me ekipe moshash të FC Oberstedten, përcjell albinfo.ch.
Në konferencën e fundit për shtyp zhvilluar në Gjermani folën portieri Etrit Berisha dhe mesfushori Ergys Kaçe, duke shprehur optimizmin për ndeshjen me Islandën dhe më pas me Moldavinë në Elbasan.
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike














