Futboll
Kuqezinjtë pritën ngrohtësisht në Gjermani
Pas mbërritjes në tokën gjermane, ekipi Kombëtar shqiptar udhëtoi drejt Kaiseraut në Kamen në kampin bazë për finalet e “EURO 2024”.
Sapo Kombëtarja mbërriti në SportCentrum Kaiserau iu rezervua e njëjta pritje si në aeroportin e Dyseldorfit me një ceremoni të organizuar nga autoritetet lokale të Kamenit.
Shumë fëmijë dhe familjarë të komunitetit shqiptar mirëpritën kuqezinjtë në një atmosferë fantastike dhe të ngrohtë, transmeton albinfo.ch.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i falënderoi për pritjen dhe i ftoi që të gjithë së bashku ta shijojmë Kampionatin Evropian.
“Dua t’ju falënderoj të gjithëve. Të gjithë fëmijët dhe të tjerët për pritjen fantastike dhe të ngrohtë që kanë organizuar për ne, që nga aeroporti i Dusseldorfit e deri këtu. Pavarësisht se ne fizikisht nuk kemi qenë këtu, e kemi ndjerë ngrohtësinë tuaj në çdo moment dhe detaj që ekipi jonë këtu të ndihet si në shtëpi. Të gjithë ne shqiptarët jemi vërtetë shumë të lumtur dhe krenarë që jemi pjesë e këtij kompeticioni, më i rëndësishmi sportiv për mua në botë. I ftoj futbollistët tanë dhe të gjithë shqiptarët që do të ndjekin ekipin Kombëtar që ta shijojnë vërtetë këtë Evropian. Ne jemi skuadra e parë mike që vijmë në Gjermani për Kampionatin Evropian. Kështu që duke qenë të parë unë uroj që të kemi këmbën e mbarë për të gjithë Kampionatin Evropian dhe të kemi një Evropian sa më të mirë e të bukur që ta shijojnë të gjithë që do jenë pjesë, në Gjermani, në stadiume dhe në televizionet e të gjithë botës. Ta shijojmë të gjithë bashkë dhe pse jo Shqipëria të fitojë” – tha Presidenti Duka.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parlamenti mund të vendosë për ndalimin e simboleve naziste Veç kryqit të thyer do të ndalohen edhe përshëndetja e Hitlerit dhe simbolet e modifikuara, siç... -
Cyrihu do të vazhdojë të kufizojë ndihmën sociale për refugjatët ukrainas -
Stuhi të forta sjellin breshër dhe bubullima në Zvicër -
Influencuesi lirohet nga akuzat për nxitje të urrejtjes ndaj të huajve -
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale











