Kosova
Kur do të aplikojë Kosova në Interpol?
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, bën të ditur se Kosova nuk do të aplikojë për anëtarësim në Interpol gjatë këtij viti. Ai thotë se janë duke bërë të gjitha përgatitjet që vitin e ardhshëm Kosova të bëhet anëtare e Interpolit.
“Unë, qysh më herët, kam marrë vendim që në sesionin e këtij viti ne nuk do të aplikojmë për anëtarësim në INTERPOL, duke parë mungesën e përgatitjeve serioze nga institucionet e Kosovës. Tashmë kemi krijuar grupin punues, i cili do të përgatisë të gjithë dokumentacionin, por edhe do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm që anëtarësimi i Kosovës në vitin e ardhshëm të jetë i sigurt. Do të fillojmë me përgatitjen e strategjisë për lobim, do të kontaktojmë së pari me aleatët tanë, ku nuk do të bisedojmë për votën e tyre, por për mbështetjen e tyre në këtë proces. Normalisht, pastaj do të kalojmë shtet për shtet së bashku me MPJ-në, për dobitë që jo vetëm të Kosovës, por edhe rajonit dhe gjithë bota demokratike do të ketë prej anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL”, tha Sveçla për KosovaPress.
Ai e vlerëson të qetë situatën e sigurisë në vend, pa incidente serioze në veri. Ndërsa paralajmëron se do të jenë edhe më të përpiktë në zbatimin e masave anti-COVID, përderisa thotë se këto të fundit po respektohen në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Rritja e numrit të vrasjeve në Kosovë, veçmas ndaj grave, sipas tij, hyn në kuadër të situatës së rënduar, të pavolitshme, ku një numër i madh i shtetasve të Kosovës kanë qasje apo edhe bartin armë të paligjshme në duart e tyre, që siç thotë ai, duhet që sa më parë të ndërpritet.
“Policia e Kosovës është në vazhdimësi e angazhuar që të parandalojë çfarëdo lloj dhune. Prioritet për ne është dhuna në familje dhe për këtë ka procedura të veçanta, si të raportimit, po ashtu edhe të ndërmarrjes së hapave të nevojshëm për sa u takon vrasjeve në përgjithësi. Tashmë kemi edhe iniciativat e para për të ndryshuar ligjin për armët dhe për të ndryshuar po ashtu edhe kodin penal, me të cilin masat ndëshkimore ndaj atyre të cilët mbajnë armë pa leje të jenë më të larta dhe të mos përfundojnë vetëm në dënime mandatore, por sikurse të gjitha shtetet në Evropë dhe të gjitha shtetet në rajon, ato masa të jenë më të ashpra, në mënyrë që të dekurajojmë mbajtjen e armës nga qytetarët e Republikës të Kosovës”, thotë ai, transmeton Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil











