Lajme
Kur mund të jetë i dëmshëm ajri i kondicionerit?
Ajri i kondicionuar është zgjidhja përballë të nxehtit. Temperaturat jashtëzakonisht të larta e bëjnë të nevojshme përdorimin e ajrit të kondicionuar për të na freskuar jo vetëm gjatë ditës, por edhe natën.
Në këtë nxehtësi të madhe tundohemi për ta lënë kondicionerin në temperatura të ulëta, pa marrë parasysh rreziqet që sjell kjo gjë. Temperatura në të cilën duhet të ruhet ajri gjatë ditës në verë varion ndërmjet 23°C dhe 26°C. Gjatë natës, rekomandohet që temperatura e ambientit të mos jetë kurrë nën 25 gradë.
Nën këtë interval mund të shfaqen efekte të ndryshme irrituese në mukozën e frymëmarrjes. Një temperaturë shumë e ulët mund të shkaktojë dhimbje të fytit. Por jo vetëm kaq, mund të çojë edhe në ftohje dhe kollë.
Përdorimi i zgjatur i ajrit të kondicionuar, për më tepër nëse është në temperatura të ulëta, mund të çojë gjithashtu në inflamacion në traktin respirator, si faringjit ose laringit. Në fakt, pengesat e hundës ndodhin në rreth 35% të njerëzve që jetojnë në hapësira me kondicioner, krahasuar me 9% në zonat me ventilim natyral.
Por, nuk shkakton vetëm probleme të frymëmarrjes, por edhe të tjera: dehidratim, dhimbje koke, sy të thatë dhe të irrituar, spazma muskulore apo dhimbje lëkure. Kështu, është mirë që të mos abuzoni me përdorimin e kondicionerit/cnn
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










