Lajme
Kur mund të udhëtoni nga Bazeli drejt Ballkanit
Aeroporti i Bazelit është njëri ndër tre aeroportet ndërkombëtare të Zvicrës
Nëse dëshironi të udhëtoni nga Aeroporti i Bazelit në vendet të tjera, duhet të dini orarin e udhëtimit.
Megjithatë, aeroporti njofton se udhëtimet mund të ndërrojnë nga momenti në moment dhe nuk mban përgjegjësi.
Ju lutemi sigurohuni që të kontrolloni informacionin më të fundit në lidhje me kërkesat e hyrjes për destinacionin tuaj përpara se të nisni udhëtimin tuaj, përcjell albinfo.ch.
Për ta bërë këtë, së pari duhet të kontaktoni kompaninë tuaj ajrore dhe më pas të lexoni këshillat e udhëtimit të vendit në fjalë.
– Izolimi ka përfunduar! Fito një kupon fluturimi prej 1.000 CHF! –
Siç njofton faqja zyrtare e Aeroportit të Bazelit, në Prishtinë mund të udhëtoni nga 15 qershori. Më 16 qershor është udhëtimi me Air Mediterrian, ndërsa një ditë më pas me Chair Airlines.
Në Shkup mund të shkoni nga 16 qershori, derisa nga 18 qershor në Ohër, shkruan tutje albinfo.ch.
Në Beograd dhe Nish, udhëtimet janë operacionale. Në Munich, Vjenë dhe Varshavë udhëtimet nisin nga 15 qershori.
(Siç njofton edhe aeroporti, para nisjes duhet të konsultoheni me kompanitë ajror dhe të ndiqni rregullat e udhëtimet në vendet që dëshironi të shkoni).
https://www.euroairport.com/en/safe-travel.html
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës













