E-Diaspora
Kur tekniku austriak i teatrit pritet nga kryeministri shqiptar
Udhëtimin për në Shqipëri e kishte ndërmarrë pa kërkuar pagesë pasi që për maestron 58 vjeçar, një teatër që funksionon është diçka që i fle në zemër.
Rasti e solli që një tekniku teatrosh nga Austria t`i organizohej një pritje në nivel shtetëror. Philipp Olbeter, që është shef teknik i Teatrit muzikor të landit në Linz, kishte shkuar për të bërë një inspektim rreth gjendjes së mjerë të teatrit të Shkodrës, në Shqipëri. Mjerisht, ai nuk pati ndonjë lajm të mirë për t`i kumtuar kryeministrit Berisha, i cili i organizoi atij pritje të veçantë. “Behind the courtain is a real desaster”, (mbrapa perdeve mbretëron një kaos) i kishte thënë në anglishte kryetekniku kryeministrit.
Këtë e thotë edhe për gazetat austriake pasi ka kaluar dy ditë duke inspektuar teatrin e qytetit verior shqiptar.
Tekniku austriak, i lindur në Gjermani kishte shkuar në Shqipëri me kërkesën e Wolfgang Grossruck, kryetar i shoqatës Austri-Shqipëri dhe njëherësh deputet nga Partia Popullore (VP) në Parlamentin Nacional të Austrisë.
Këtë udhëtim e kishte ndërmarrë pa kërkuar pagesë pasi që për maestron 58 vjeçar, një teatër që funksionon është diçka që i fle në zemër. Duke ndjekur këtë pasion të tij, Olbeter pas luftës në Bosnjë e kishte bërë funksionale skenën e teatrit kombëtar të Bosnjës në Zenicë. Po ashtu pa pagesë!
Ai do të udhëtojë sërish për në Shkodër ku nga mesi i majit do të arrë me vete edhe një grup bashkëpunëtorësh. Kjo do të jetë e nevojshme për shkakun se skena e teatrit të atjeshëm, është, thënë më së buti në gjendje për tu rinovuar. Beter thotë: “Kam mbetur pa fjalë kur kam parë se në çfarë gjendje është ai teatër”.
Për fazën që vjen, Wolfgang Grossruck (ai i shoqatës) do të sigurojë një financim, veç tjerash nga paratë e BE-së.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran Aeroporti i Cyrihut regjistroi më shumë lëvizje fluturimesh në mars 2026 sesa një vit më parë,... -
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot











