Lajme
Kur viza kushtëzohet me bashkëjetesën me burrin e dhunshëm
"Gratë shpeshherë këmbëngulin të qëndrojnë te bashkëshorti i dhunshëm vetëm që të mos detyrohen të kthehen në vendin prej nga kanë ardhur”
Femrat e ardhura nga jashtë përmes martesës dhe të cilat për shkak të dhunës që ushtron bashkëshorti ndaj tyre duan të prishin këtë martesë, nuk gëzojnë mbrojtje të mjaftueshme nga ligjet zvicerane. Siç ka ardhur në përfundim qendra për mbikëqyrje të të drejtës së azilit dhe asaj për të huaj SBAA, ligjet për të huajt e detyrojnë shpesh viktimën, në këtë rast gruan, të kthehet te bashkëshorti i dhunshëm, shkruan news.search.ch.
Ndërkaq bashkësia e shtëpive për mbrojtjen e grave, lidhur me këtë shprehet se “gratë shpeshherë këmbëngulin të qëndrojnë te bashkëshorti i dhunshëm vetëm që të mos detyrohen të kthehen në vendin prej nga kanë ardhur”.
Migrantet të cilat vijnë në Zvicër përmes bashkimit familjar nuk posedojnë leje të veten të qëndrimit në Zvicër, ajo u jepet vetëm pas tre vjetësh, pra pasi të dëshmohet stabiliteti i martesës.
Megjithatë, Ligji mbi të huajt parasheh që emigrantet mund të qëndrojnë në Zvicër edhe pas ndarjes nga bashkëshortët, nëse munden ta dëshmojnë dhunën që kanë pësuar prej tyre. Por sigurimi i dëshmive të besueshme del problematik.
Nëse dhuna nuk dokumentohet nga policia ose nga mjeku, shanset janë të vogla. Autoritetet fare pak u besojnë në raste të tilla deklaratave të fqinjëve. Sipas udhëheqëses së SBAA, problem plotësues paraqet fakti se autoritete e migracionit në shumë raste e cilësojnë dhunën e ushtruar ndaj grave si “të intensitetit shumë të ulët”.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












