Tematike
Kurrë, asnjë temë nuk ka shqetësuar zviceranët më shumë se koronavirusi
Asnjëherë më parë një temë nuk i ka shqetësuar kaq shumë njerëzit në një kohë kaq të shkurtër siç po ndodh tani me koronavirusin
Siç edhe pritej, koronavirusi mbetet tema më preokupuese për zviceranët në vitin 2020. Këtë e tregon edhe konkretisht Barometri aktual “i brengave”, i realizuar nga Credit Suisse, shkruan 20minuten.
Shëndeti i popullatës aktualisht është shqetësimi kryesor i zviceranëve.
Asnjëherë më parë një temë nuk i ka shqetësuar kaq shumë njerëzit në një kohë kaq të shkurtër siç po ndodh tani me koronavirusin, transmeton albinfo.ch. Ky është përfundimi i Barometrit 2020.
Më shumë se gjysma e njerëzve të anketuar nga instituti kërkimor gfs.bern në emër të Credit Suisse janë shprehur se faktori që i shqetëson ata më së shumti, është koronavirusi. Kjo tregon se sa të mëdha janë ndikimet e virusit në të gjitha aspektet e jetës.
Pasojat afatgjata të koronavirusit
Por koronavirusi nuk po ndikon thellësisht në popullatë vetëm në planin afatshkurtër. Zviceranët gjithashtu presin pasoja të largvajtëse edhe në planin afatgjatë, të cilat do të ndihen edhe tre vjet pas.
Katër nga pesë persona të anketuar presin që papunësia do të rritet si rezultat i pandemisë së koronës. Çdo person i dytë është i bindur se sigurimi i pleqërisë do të pësojë po ashtu nga korona.
Pandemia pritet të ketë ndikim negativ po ashtu edhe në turizmin zviceran.
Kush humbi e kush fitoi besimin e popullatës
Barometri ka shqyrtuar edhe aspekte të tjera të preokupimeve të popullatës, transmeton albinfo.ch. Kështu, për shembull në këtë sondazh kanë marrë vlerësime të mira institucionet si Këshilli Federal, Parlamenti dhe administrata shtetërore.
Pas një rënieje vitin e kaluar, besimi në to është rritur përsëri dukshëm, ndoshta edhe për shkak të menaxhimit të mirë të krizës në valën e parë të pandemisë së koronës.
Por, ushtria nuk mundi të përfitonte nga kjo klimë e rritjes së besimit, pavarësisht mobilizimit më të madh të saj që nga Lufta e Dytë Botërore.
Për herë të tretë me radhë, policia vazhdon të gëzojë besimin më të madh në mesin e popullatës, përcjell albinfo.ch. Më shumë se dy të tretat e të anketuarve janë shprehur se ajo po vepron në përputhje me rrethanat.
E-Diaspora
-
Thun
Shoqata “Atdheu” prezantohet me valle kombëtare shqiptare në Thun Më 6 maj 2026, valltarët e shoqatës do të sjellin një program të shkurtër artistik në... -
Itali
Hapet një shkollë e re shqipe, vatër për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit në diasporë -
Kanada
Nga diaspora në Shqipëri, Evisa Pacolli garon në ‘Miss Universe Albania’ -
Suedi
Shqipëria përfaqësohet në Festivalin Ndërkombëtar të Valleve në Stokholm -
Kroaci
Arta Dodaj shpërblehet me Çmimin Vjetor për Shkencë në Kroaci
Jeta në Zvicër
-
A është në planet e FC Basel largimi i Xherdan Shaqirit? Klubi zviceran pritet të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër pas një sezoni zhgënjyes. Ndërkohë, Xherdan... -
Thun
Shoqata “Atdheu” prezantohet me valle kombëtare shqiptare në Thun -
Kolona të gjata në Gotthard për ditën e ngjitjes, SBB shton trena shtesë -
Shoferët e autobusëve përballen me probleme shëndetësore shkaku i kushteve të punës -
Shumica e zviceranëve mbështesin fluturimet dhe kundërshtojnë taksat e reja















