Kurs edhe për prindërit shqiptarë në Oftringen
Në Oftringen më 25 nëntor fillon kursi: “Der Schulstart+Eltern bilden sich” (Starti shkollor, prindërit arsimohen), i cili iu dedikohet prindërve me fëmijë deri në moshën 7 vjeçare.
Kursi ka për qëllim përgatitjen e prindërve për fillimin e shkollimit të fëmijëve të tyre nga kopshti i fëmijëve. Ata do të marrin njohuri për sistemin shkollor të Kantonit Aargau dhe për shkollën.
Loja dhe mësimi, gjuha, të mësuarit e gjuhës dhe dygjuhësia, zhvillimi i fëmijës, informata për kopshtin dhe shkollën, vizitat në kopsht dhe në shkollë, të ndihmuarit e fëmijës në jetën e përditshme, në mësim, në shkollë dhe në kohën e lirë etj. do të jenë tema të cilat do të diskutohen në kurs në gjuhën amtare të pjesëmarrësve (në gjuhën gjermane dhe shqipe).
Këto tema janë shumë të rëndësishme, para së gjithash për prindërit me fëmijë të vegjël dhe shërbejnë që fëmijët ta marrin ndihmën e nevojshme dhe fillimi në kopsht dhe shkollë të jetë sa më i lehtë për ta.
Gjatë kohës sa zgjatë kursi prindërit mund t’i marrin fëmijët me vete. Përkujdesja për fëmijë është e siguruar
Kursi zgjatë një muaj dhe mbahet një herë në javë: 25. 10., 15:30 – 18:00 01. 11., 16:00 – 18:00 15. 11., 16:00 – 18:00 22. 11., 16:00 – 18:00
29. 11., 16:00 – 18:00
Ende ka vende të lira dhe të interesuarit mund të paraqiten tëKäthi Lachat, Schule Oftringen, 062 797 64 41Hamzë Morina, Albanisch, 076 207 61 52Karin Knobel Käser, Caritas Aargau, 062 822 90 10
E-Diaspora
-
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që në votimin e 27 dhjetorit 2025, në përfaqësitë... -
Vritet një grua e moshuar nga Kosova në Buchs ZH: tre arrestime deri tani -
Krishtlindja dhe Viti i Ri: Saktësia teologjike e gjuhës në traditën katolike dhe etërve të Kishës -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Zvicër
-
9 vende skijimi në Zvicër me borë të garantuar Nëse po planifikoni pushime dimërore në Zvicër, disa stacione skish janë të sigurta për borë, falë... -
Zvicra 2026: 7 ndryshime ligjore që duhen ditur -
Zvicra ekstradon në Gjermani një të dyshuar për spiunazh rus -
Zvicër: Linjat e tensionit të lartë do të vendosen kryesisht mbi tokë -
Mbi 2 mijë persona të shtrirë në shtrat nga gripi në Zvicër










