Shkurt.ch
Kursimi në arsim rrezikon fundamentin e shoqërisë
Kjo bëhet aktuale kur shumë kantone po synojnë që në shkolla të mësohet vetëm një gjuhë e huaj dhe me këtë rast hiqet nga programi njëra gjuhë e vendit
Kursimi i tepruar në fushën e arsimit mund të rrezikojnë seriozisht atë. Kështu mendon Partia Socialdemokrate (SP/PS) e Zvicrës, duke iu referuar programeve të ndryshme të kursimit që po ndërmarrin kantonet në arsim. Në fund, kjo tendencë rrezikon fondamentin shoqëror dhe ekonomik të vendit. Ajo që SP/PS me çdo kusht dëshiron të mbrojë në këtë kontekst është detyrimi i mësimit në shkollat e këtushme të gjuhës së dytë vendore.
Kjo bëhet aktuale në kohën kur shumë kantone po synojnë që në shkollat e tyre të mësohet vetëm një gjuhë e huaj dhe me këtë rast hiqet nga programi njëra gjuhë e vendit. Kantoni Aargau tashmë ka vendosur një “pseudo-obligatorium” për mësimin e gjuhës së dytë të vendit, ka thënë deputeti nacional nga Berna i kësaj parttie Matthias Aebischer.
Ndërsa deputeti tjetër, ai nga Valisi, Mathias Reynard në këtë tendencë sheh rrezik për unitetin e vendit dhe një shkelje të kushtetutës. Kjo është për aq më problematike kur dihet se një tendencë e tillë udhëhiqet pikërisht nga qarqet që paraqiten si patriotike dhe si mbrojtës të identitetit zviceran, ka thënë ai.
Për këtë arsye SP/PS ka krijuar një grup të emërtuar “Grupi për Shkollën Popullore”, i cili synon të luftojë për atë që nxënësit në të gjitha kantonet të mësojnë një gjuhë të dytë, të vendit, shkruan nzz.ch. Në rast se është e nevojshme, për këtë duhet të ndryshohet edhe Ligji mbi Gjuhën ose madje edhe kushtetua, ka thënë Aebischer.
Grupi do të veprojë edhe kundër programeve kantonale të kursimit. Kantoni i Lucernit, ku klasat po rriten, bursat po zvogëlohen dhe ku arsimi po privatizohet, tashmë nuk është rast i veçuar, ka thënë nënkryetari i SP/PS dhe këshilltari kantonal, David Roth. Këtu dhe në kantone tjera, po kursehet gjithnjë më tepër te më të dobëtit, te nxënësit. Për këto kursime, çmimin do ta paguajë e gjithë shoqëria në të ardhmen, përmes sigurimit të papunësisë, pensioneve të invaliditetit dhe ndihmave sociale, ka thënë Roth.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












