Kosova
Kurti: Çdo marrëveshje që nënshkruhet me Serbinë do të jetë në të mirë të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një video-mesazhi në rrjetin social “Facebook”, në prag të Vitit të Ri, ka uruar qytetarët e Kosovës, duke i siguruar se çdo marrëveshje me Serbinë që do të nënshkruhet, do të jetë në të mirë të Kosovës, ndërsa u shpreh se bashkëpunimi me aleatët përfshin edhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.
“Ky bashkërendim me partnerët tanë perëndimorë merr edhe më shumë rëndësi kur siguria e Evropës dhe rajoneve të ndryshme anekënd botës po kërcënohet nga forca destabilizuese. Republika e Kosovës merret si shembull i shtetit të së drejtës, parimeve demokratike dhe antitezë e autokracisë dhe tiranisë”, ka thënë ai.
Ai ka deklaruar se bashkëpunimi me aleatët përfshin qasjen konstruktive në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, me synimin për të sjellë paqe dhe siguri dhe për të hequr barrën që do ta ngadalësojë rritjen dhe prosperitetin e vendit.
“Në këtë proces të vazhdueshëm, dhe në bisedimet shumë të gjata që kanë paraprirë e do të vazhdojnë, do të doja të siguroja qytetarët se çdo marrëveshje që do të nënshkruhet do të jetë në të mirë të vendit tonë dhe nuk do të kërcënojë sigurinë e integritetin territorial, kushtetutshmërinë e rendin ligjor të vendit tonë”, ka thënë tutje ai.
Ndër të tjera, Kurti u shpreh se Kosova është në prag të një të ardhme që është më afër asaj se çka e meriton dhe për të cilën është punuar intensivisht.
“Liberalizimi i vizave hyn në fuqi të hënën e 1 janarit, pra pasnesër, duke i dhënë fund një pritjeje shumëvjeçare të qytetarëve tanë”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.
Fjalimi i plotë në linkun: https://www.facebook.com/albini2017/videos/1432022747662628
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











