Kosova
Aktivitetet e Kurtit gjatë qëndrimit dyditor në Shtutgart të Gjermanisë
Ka dy ditë që kryeministri i Republikës së Kosovës ka qëndurar në në Shtutgart të Gjermanisë, shkruan albinfo.ch.
Ai ka takuar shumë delegatë politikë, ministra e figura të shquara politike gjermane.
Deklarata e plotë
Qëndrimin dyditor në Shtutgart të Gjermanisë dje e fillova me pjesëmarrjen në ceremoninë hapëse të Forumit Ekonomik “Global Connect 2022”. Aty përveç prezantimit tim për progresin e shënuar në vend dhe prioritetet e Qeverisë, pata kënaqësinë ta vizitoj edhe shtandin e Republikës së Kosovës në këtë forum.
Bashkë me ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, patëm dy takime shumë pozitive me ministren e Ekonomisë, Punës dhe Banimit, Dr. Nicole Hoffmeister-Kraut dhe Sekretarin e Shtetit për Koordinim Politik dhe Evropë të landit të Baden-Württemberg, Florian Hassler. Me ministren Hoffmeister-Kraut folëm për mundësitë e reja të bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe shkëmbimeve tregtare, dhe për mundësitë që Kosova ofron për bizneset gjermane. Kurse me Sekretarin Hassler folëm për rolin e rëndësishëm të diasporës dhe agjendën dhe aspiratat e Republikës së Kosovës për integrim euro-atlantik. Nga të dy morëm mbështetje për punën dhe synimet tona.
Me ftesë të Këshillit Ekonomik Wirtschaftsrat der CDU pata një drekë pune me përfaqësues të kompanive anëtare, dhe përfaqësues politikë të nivelit lokal dhe federal. I ftova që të vizitojnë Kosovën për të parë nga afër përparësitë edhe kushtet që vendi ynë ofron për investime të huaja. Po ashtu, vizitova Baden-Württemberg Stiftung, i themeluar në vitin 2000 si Fondacion Shtetëror e që aktualisht është një nga fondacionet më të mëdha të së drejtës private në Gjermani, për të diskutuar bashkëpunimin e mundshëm në fushën e shkencës dhe edukimit.
Ditën e përmbyllëm me një takim të përzemërt me studentë dhe shoqata shqiptare që veprojnë në Baden-Württemberg, me të cilët pata një bisedë të hapur. Falënderues për mikpritjen e ngrohtë, kontributin e vazhdueshëm dhe interesimin për zhvillimet në vend dhe zhvillimin e vendit.
Në ditën e dytë të vizitës sime në Shtutgart takova drejtuesit e ndërmarrjeve Bosch, Datagroup SE dhe Zeiss. Theksova mundësitë dhe mjedisin e favorshëm për investime në Kosovë, pozitën gjeografike dhe stabilitetin institucional. Qeveria mbetet e përkushtuar për zhvillimin dhe rritjen e industrisë së teknologjisë së informacionit në vend nëpërmjet një agjende digjitale gjithëpërfshirëse.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 Në mënyrë specifike, qiratë për qiratë e reja në apartamentet e ndërtuara rishtas ranë me 0.7... -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane











