Kosova
Kurti dhe Rama, pjesë e darkës me krerët e shteteve pjesëmarrëse në Forumin e Paqes në Paris
Raportohet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar mbrëmë për në Francë, për të marrë pjesë në Forumin e Paqes që organizohet në kryeqytetin francez, Paris, përcjell albinfo.ch.
Me ftesë të presidentit të këtij shteti, Emmanuel Macron, i cili do ta bëjë edhe hapjen e forumit, të enjten në mbrëmje Kurti do të jetë pjesë e darkës me krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në këtë Forum.
Të shtunën, më 11 nëntor, duke filluar nga ora 10:00, në kuadër të ditës së dytë të Forumit të Paqes, Kurti do të marrë pjesë në panelin e diskutimit me temën “Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt”, ndërkohë që gjatë qëndrimit atje do të zhvillojë disa takime.
Po ashtu edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka udhëtuar për në Francë, ku do të takohet me shumë personalitete të ndryshme të botës.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih Startup-i “Azygos”, i themeluar nga vëllezërit Agron dhe Driton Knepper në bashkëpunim me Lukas Arnold, do... -
Gjenevë: Punonjësit e kujdesit pas-shkollor në grevë për paga dhe kushte më të mira -
Rriten kostot e trajtimit psikiatrik në Zvicër, vajzat dhe të rejat më të prekura -
Sektori i kujdesit në Zvicër: punë e kënaqshme, por me pak kohë për jetën private -
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit













