Kosova
Kurti diskuton mundësinë e organizimit të një forumi ekonomik në Zvicër
Së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministrin e Mjedisit, Planifikimin Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi drejtues të kompanive “Selise” dhe asaj “Capita”.
“Selise” është kompani ndërkombëtare në fushën e Teknologjisë dhe Informacionit me 500 punonjës në mbarë botën. Kjo kompani këtë vit filloi operimin në Kosovë dhe tani po planifikon të rrisë numrin e të punësuarve për vitet në vijim, transmeton Albinfo.ch.
Në maj, Kryeministri Kurti dhe Kurt Weber, drejtues i bordit të kompanisë “Selise”, kishin nënshkruar në Cyrih një Memorandum të Bashkëpunimit për ngritjen e kapaciteteve njerëzore në sektorin e IT-së. Z. Weber ishte po ashtu sot në takim, së bashku me drejtorin ekzekutiv, Julian Weber dhe drejtorin e operimit, Bobby Leu, njofton zyra për media e kryeministrit.
Kurse “CAPITA”, që në takimin e sotëm përfaqësohej nga dy drejtorë menaxhues, Christian Ecknauer dhe Hanspeter Wyss, është një nga ofruesit kryesorë evropianë të shërbimeve të jashtme, në fushën e transformimit digjital.
Në takim u bisedua për mundësinë e organizimit të një forumi ekonomik në Zvicër para Forumit Ekonomik Botëror, i cili mbahet në Davos në janar të vitit 2023. Po ashtu, u diskutua edhe për ngritjen e kapaciteteve në Kosovë përmes Partneriteteve Publiko-Private dhe trajnimeve të vazhdueshme nga “Selise”.
Gjatë vizitës njëditore në Kosovë, përfaqësuesit e dy kompanive vizituan Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren. Ata u shprehën shumë të kënaqur për zhvillimin që është duke bërë parku.
Kryeministri Kurti i falënderoi dy kompanitë dhe drejtuesit e tyre, për vizitën në Kosovë dhe për interesimin e tyre. Ai tha se Qeveria e Republikës së Kosovës mirëpret investimet e huaja në vend dhe se angazhohet vazhdimisht për ofrimin e një klime sa më të përshtatshme për investitorët e jashtëm.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?












